Kosovë, Krasniqi: Gati të dëshmoj pro Limajt
PRISHTINE- Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë për gazetën për Epokën e Re se ai është i gatshëm që të dëshmojë në
mbrojtje të Fatmir Limajt, nëse këtij të fundit i ngrihet aktakuzë ndaj dhe nëntë ish-pjesëtarëve të UÇK-së për rastin Kleçka.
Duke e mbrojtur Limajn, mbroj UÇK-në, ka thënë Krasniqi për këtë gazetë, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, në këtë rast kjo bëhet duke e mbrojtur Limajn. Kjo për faktin se shantazhet e tilla: gjykimi në Hagë, akuzat e Dick Martyt dhe bisedimet e orkestruara janë në shërbim të ngufatjes së zërit autentik shqiptar dhe demokratik.
Krasniqi ka thënë se veprimet e këtilla janë kundër shtetit të Kosovës. Shkurt e shqip janë veprime kundër funksionimit të institucioneve demokratike të shtetit të Kosovës dhe kundër perspektivës shqiptare në trojet e veta. Po e përsëris, shqiptarët duhet të mendojnë dhe të veprojnë shqip, ka thënë Krasniqi.