E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, të shtëna me armë në mes të qytetit

VLORË- Të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit të Vlorës, nga të cilat mësohet se për fat nuk ka pasur të lënduar.

Sipas policisë, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë për disa caste në afërsi të kinoteatrit në qendër të Vlorës. Krismat kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës dhe kalimtarët.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia e cila ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e shkaqeve.

Mësohet se të shtënat kanë qenë në ajër, por nuk saktësohet nëse ato kanë pasur ndonjë objektiv konkret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›