Mbipopullohet dogana e Muriqanit
SHKODER - Demtimet e shumta te rruges Shkoder-Hani i Hotit kane zhvendosur levizjet mes Shqiperise dhe Malit te Zi drejt pikes se kalimit kufitar te Muriqanit. Jo vetem kaq por edhe lehtesia e veprimeve ne piken e perbashket te kalimit shqiptaro-malazeze e vetmja e ketij lloji ne Ballkan kane ndikuar qe vemendja e shtetasve shqiptare por edhe te huaj qe levizin ne dy anet e kufirit te ndryshojne trajektoren e levizjes. Me implementimin e doganes se perbashket shqiptaro-malazeze te gjithe personat qe kalojne ne kete pike bejne vetem nje ndalim kontrolli pra te gjitha agjencite operojne vetem nje here. Ky fakt ka bere qe te mos kete me vonesa efektive dhe kalimi te jete me i shpejte. Shefi i pikes se kufirit Ilir Hasaj sqaron se vetem dy javet e para te ketij viti ne piken e perbashket te kalimit kufitar te Muriqanit jane perpunuar rreth 21 mije e 500 shtetas shqiptare dhe te huaj. r.d