E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i heq mandatin 3 deputetëve: Të hetohen për 21 janarin

Luis Tanushi

Parlamenti miratoi dje me shumicë të votash për heqjen e imunitetit tre deputetëve të opozitës për ngjarjet e 21 janarit. Pas raportit të Këshillit të Mandateve ku mazhoranca dhe opozita dhanë votën për heqjen e mbrojtjes ligjore ndaj tre deputetëve, parlamenti i hapi rrugën nisjes së hetimeve ndaj deputetëve Balla, Baraj dhe Doshi. Nga votimi elektronik rezultoi se për heqjen e imunitetit të deputetit Taulant Balla votuan 118 deputetë pro, 8 kundër dhe 2 abstenime. Vetëm dy vota më pak mori deputeti Doshi, për mandatin e së cilit votuan 116 deputetë pro, 9 kundër dhe 4 abstenim. Më pak vota për heqjen e imuniteti mori deputeti Besnik Baraj i cili në atë kohë ka qenë kryetar i degës së PS, rrethi Tiranë. Nga 129 deputetë, 107 deputetë votuan pro heqjes së imunitetin për deputetin Baraj, 19 kundër dhe 1 abstenim.

Ndryshe nga çfarë pritej, seanca u shoqëria me tone të qeta. Ajo që ra në sy ishte mungesa e kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk mori pjesë. Fillimisht deputeti Gumi lexoi raportin e Këshillit të Mandatave të hartuar me kolegun e tij Gjiknuri ku autorizohej organi i akuzës për fillimin e ndjekjes penale ndaj tre deputetëve të Partisë Socialiste. Më pas ishin tre deputetët Taulant Balla, Besnik Baraj dhe Tom Doshi që sqaruan pozitën dhe qëndrimin e tyre më 21 janar. Të tre deputetët e opozitës u shprehën dakord me raportin e Këshillit të Mandateve dhe i bënë thirrje prokurorisë zbardhjen e plotë të përgjegjësve dhe vënien para drejtësisë të atyre që qëlluan mbi demostruesit.

Vasilika Hysi: Përplasje mes policisë dhe prokurorisë

Ka kaluar një vit nga 21 janari dhe sot kemi dy qëndrime të tjera dhe larg nga njëra tjetra. Kemi qëndrimin e faktorit ndërkombëtar dhe nga PS, që hetimi të drejtohet nga Prokuroria e Përgjithshme dhe të jetë një hetim gjithëpërfshirës, objekti i pavarur dhe efektiv dhe nga ana tjetër qëndrimin e PD. Një qëndrim pengues, denigrues dhe kërcënues që hetimi i ngjarjes nuk do të kryhet nga kjo prokurore, por nga prokurori i ri që do të zgjidhet. Sigurisht që njerëzit në krye mund të ndërrohen, por ndërrimi i tyre nuk do të thotë ndërrim të së vërtetës. Midis prokurorisë dhe drejtorisë së policisë ka ndodhur një konflikt institucional. Ajo nuk ekzekutoi gjashtë urdhrat e ndalimit, çka përbën një precedent të rrezikshëm të demokracisë. Këto ngjarje kanë provuar një të vërtetë të hidhur, atë të sulmeve ndaj prokurorisë dhe veçanërisht ndaj prokurores, ndaj së cilës ka pasur dhe ka jo vetëm sulme politike, por fyerje nga më të ndryshme.

Gent Strazimiri: Prokuroria nuk do të dalë e vërteta

Do të duhet të ishte një seancë dramatike në Kuvend, se jo gjithmonë ndodh që të votojmë për heqjen e imunitetit për tre deputetë. Aq më tepër të akuzuar nga prokuroria për një vepër penale siç është organizimi i mitingjeve të paligjshme, të cilat, për më tepër, përfunduan me humbjen tragjike të tre jetëve njerëzore. Për fat të keq nuk ishte seancë dramatike, por një seancë e hareshme. Personalisht jam dakord me fjalimet e tre deputetëve që ju kërkohet imuniteti. Asnjëri prej tyre ska faj, sepse prokuroria i ka thirrur për të mos dalë te e vërteta e kësaj pune. Kështu, që ka qëlluar që ata i bënë rendit, drejtësisë dhe gjithë ju, është krejtësisht i ligjshëm. Problemi është, a është e vështirë të dali e vërteta.

Asllan Dogjani: Berisha dhe papagallët smund të ndalojnë prokurorinë

Çdo deputet i mazharoncës, ministër apo kushdo tjetër që publikisht po mbron me çdo kusht autorët e vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm është njësoj dhe i barabartë me ata që kanë dhënë urdhër për vrasjen si dhe me ata që kanë shkrehur armët duke lënë jetim 8 fëmijë nga katër familje shqiptare. Edhe një fakt tjetër që doli në dritë këto ditë ishte urdhri i dhënë për të përdorur një helikopter që do ti helmonte me gaz protestuesit paqësorë. Urdhër të tillë nuk e kanë dhënë edhe diktatorët e fundit të regjimit të Mubarakut. Edhe Mubaraku nuk e bëri një gjë të tillë që sot është i dënuar nga gjykata, megjithëse dhe ai nuk dha urdhër me shkrim që të qëllohej mbi protestuesit paqësor të Egjiptit, por u dënua për vrasjet që bënë forcat e qeverisë së tij ndaj demostruesve. Prandaj Berisha dhe papagallët e tij nuk mund të ndalojnë punën e prokurorisë për zbardhjen e së vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore cilido qofte ai që ka shkelur ligjin.

Flamur Noka: 21 janari, skenar dhe regji e Edi Ramës

Sot që po flasim, ka kaluar një vit nga 21 janari. Një vit nga dita që u tentua të merrej pushtet me dhunë, një pushtet që nuk u arrit dot të merrej me votë. Dhe sot pas një viti, edhe nga ju këtu po dalin dhe po faktohen me dashje apo pa dashje, nga vetë regjisorët e atij skenari të turpshëm të gjitha planet e thurura skutave të disa institucioneve të këtij vendi nga disa prej titullarëve të atyre në kurriz të votës së qytetarëve. E them këtë se opozita është institucion i rëndësishëm në një institucion demokratik. E them këtë se presidenca është institucion i rëndësishëm në një sistem demokratik , se prokuroria ka rol shumë thelbësor në një demokraci institucionale. 21 janari kishte një organizator Kishte skenar dhe regjisor. Kishte një autor dhe ky ishte Edvin Rama.

Arben Ahmetaj: Berisha dhe qeveria e tij ka vrarë më 21 janar

Sali Berisha dhe qeveria e tij kanë vrarë më 21 janar të vitit të kaluar. Po sot? Faktet dhe grup-faktet tregojnë që çka ne kemi thënë dhe themi sot, është e vërtetë. Kolegë, unë së bashku me kolegët e opozitës jemi po aq organizatorë të asaj protesta saç ka qenë Taulanti, saç ka qenë Besniku, saç ka qenë Toma. Ne kemi qenë organizatorë për të luftuar kundër korrupsionit varfërisë dhe klikës së Sali Berishës. 21 janari do të mbahet mend kur Sali Berisha vendosi që ta kthente vendin nga një demokraci hibride, në një diktaturë të pasofistikuar të shpifur postkomuniste ku ideologjia u zëvendësua me vjedhjen e votës dhe të korrupsionit. Më 21 janar garda republikane që i shërben një njeriu, me urdhër të Sali Berishës, vrau qytetarë të paarmatosur, protestues të opozitës që kishin dalë nga të gjitha trevat për të luftuar kundër korrupsionit me zë dhe figurë kundër kësaj qeverie.

Adriana Gjoni: PS donte të merrte pushtetin me dhunë

Agresioni politik i filluar me dhënien e verdiktit të popullit, që nga zoti Rama në opozitë na sjell në mend vazhdën e gjatë të veprimeve të opozitës kundër mazhorancës, koalicionit PD- LSI dhe aleatëve të tjerë. Agresion i vazhduar gjer në deligjitimitetin e sistemit demokratik, parlamentit qeverisë dhe institucioneve. Në nxitje të pakënaqësisë dhe nihilizmzit për çdo sukses. Në gjithë këto muaj, opozita përgatiste skenarin e 21 janarit. Ngjarjet e 21 janarit u paraprinë me aktin e mashtrimit publik të video Meta-Priftit, i manipuluar që tentonte të implikonte dy drejtuesit kryesorë të koalicionit qeverisës. Ishte ngjarja më e rëndë propagandistike për irritimin e njerëzve, ngjarje për zbatimin nga opozita të parimit leninist: të marrjes me dhunë të pushtetit.

Xhemal Qefalia: Garda ka vrarë me gjakftohtësi e urrejtje

Oficerët e gardës kanë vrarë me paramendim me fishekë luftarakë në turmë, në mish të gjallë me gjakftohtësi, me urrejtje dhe me asgjë të përligjur. Ata vrasës janë heronj se kanë mbrojtur institucionet kushtetuese, shprehen përfaqësuesit e mazhorancës nga njëra media në tjetër. Po të kishin qenë të tillë, vrasësit dhe urdhëruesit e tillë sduhet të merreshin me ndërrimin e tytës së armëve, me fshirjen e filmimeve pa pasur vetëdijen se po bëni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›