E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet skeleti i lidhur me pranga

DURRES- Nje ekzekutim barbar, ku viktimes i jane prangosur duart, ka dale dje ne driten e diellit pas shume dekadash. Skena rrenqethese eshte paraqitur perpara syve te fermerit Skender Preza, teksa ky i fundit po hapte nje pus per vaditjen e te mbjellave. Nje skelet njeriu, i lidhur ne duar me pranga i ka dale dje perpara syve. Fermeri, i cili eshte tronditur ne momentin e pare, ka konstatuar se ndodhej perpara nje skene krimi. Bujku ka nderprere germimet per hapjen e gropes, duke lajmeruar me urgjence sallen operative te policise se Durresit. Skeleti u gjet i lidhur ne mes te nje are, afro 4-5 metra nen toke, pak kilometra larg katundit Sukth. Ne vendngjarje mberriten me urgjence specialiste te kriminalistikes nga policia e Durresit, te cilet duke gjykuar nga prangat e lidhura ne gjymtyre, arriten ne konkluzionin se eshte zbuluar pas shume dekadave nje krim i vjeter. Madje krimi eshte i sofistikuar, pasi vrasesit e asokohe nuk kane bere vetem ekzekutimin, por edhe fshehjen e gjurmeve, duke e varrosur trupin e pajete disa metra nen toke, me shpresen se e verteta nuk do te zbulohej kurre. Nga goditjet e makinerise shpuese, qe hapte pusin skeleti eshte demtuar, ndaj mbledhja e copezave te tij u krye ne nje thes te vecante. Ne baze te gjykimeve te para dhe nga struktura e formuar e kockave, mendohet se viktima ka qene e seksit mashkull dhe ne moshe madhore. Por pergjigjen perfundimtare mbi seksin do ta jape mjekesia ligjore. Prangat me te cilin ishte lidhur viktima datojne periudhen e Luftes se Dyte Boterore, nga ato me te cilat ushtria pushtuese gjermane ishte e pajisur. Por dyshohet se keto pranga mund te jene perdorur me pas edhe ne kohen e diktatures. Per te gjykuar mbi vjetersine e ketij krimi jane derguar ne laboratorin e Policise Shkencore copeza skeleti, si dhe prangat, te cilat mbanin lidhur duart. Por me nje gjykim paraprak mendohet se vrasja mund te jete kryer afro 50-65 vite me pare. Burime nga policia hedhin dyshime se mund te jete ndonje krim i kryer nga komunizmi, por edhe ndonje ekzekutim gjate Luftes se Dyte Boterore. Per te hetuar kete ngjarje policia i eshte drejtuar arkivave, historianeve, por edhe laboratoreve ku copeza te skeletit do t'i nenshtrohen ekzaminimit te ADN-se. Dekompozimi prej vitesh i kufomes ka zhdukur trupin, duke e bere akoma me te veshtire menyren e ekzekutimit, te ketij personi. Zona perreth Sukthit, e deri ne fshatin Perlat ka qene vend internimi gjate komunizmit, nderkohe qe pak kilometra me tutje ndodhej kampi i perqendrimit nazist te Porto-Romanos. Deri me tani keto jane dyshimet e grupit hetimor qe mund te shpjegojne kete krim makaber. Policia do ta hetoje me shume kujdes gjurmet e kesaj vrasjeje, pasi nga germimet e metejshme ne kantier, mund te ridale ne drite edhe ndonje varr masiv, konkluzion ky qe nuk perjashtohet aspak nga hetuesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›