E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herzog: BE duhet te ristrukturohet

INTERVISTA/ Presidenti i ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise Gjorgji Ivanov me rastin e 18 vjetorit te pavaresise se vendit, e dekoroi ish- Presidentin gjerman Roman Herzog me cmimin me te larte te Maqedonise "Urdhrin e Merites - 8 shtatori". Me poshte vijon intervista qe z.Herzog i dha dje radios Dojce Vele, ku ai thote se "sa i perket Bashkimit Evropian mendoj se ristrukturimi i saj eshte me se i nevojshem"

Dekorata me te cilen ju u shperblyet eshte nje vertetim se ju jeni nje lobist i madh per Maqedonine. Cfare do te thote ky cmim per ju?

Cmimi eshte nje vleresim per dicka qe do ta beja pa dekorim. Sigurisht ka pasur shume arsye per ate qe kam bere. Ne njeren ane, si pike e pare pas shperberjes se Jugosllavise, u be e qarte se Perdja e Hekurt, si ne shume vende te tjera, ishte nje padrejtesi e madhe. Popujt qe kane jetuar ne komunizem, nuk ishin me te ndryshem nga ata te Perendimit te cilet kane jetuar te lire dhe ne prosperitet. Une mendoj se popujt e ish-Jugosllavise duhet te bashkohen me Evropen, te ciles i perkasin dhe eshte obligim dhe njerezore te ndihmohen ata. Kjo ishte e para. Se dyti, sa i perket komisionit te Badenterit, ku kam qene anetar por edhe pergjegjes per raportimin e Maqedonise - pashe qe Maqedonia ben gjithcka per te mbajtur parimet perendimore politike, dhe nese eshte keshtu, duhet te ndihmohet qe te behet anetare i komunitetit te vendeve evropiane.

Si ju duket vendi sot, cfare ndryshime vereni pas vizites se juaj te meparshme ne vitin 1997?

Une nuk jam i sigurt nese mund te jap pershtypje adekuate, sepse per here te pare kur une isha ne Maqedoni nuk kam pasur shume kohe. Vertete ishte nje vizite shume e shkurter. Por edhe tani une kam shume pak kohe dhe ju mund te kerkoni me shume detaje. Por une do t'ju them ate qe kam si nje pershtypje te pare. Cfare une kam vene re eshte se ka aktivitet te madh ne ndertim. Keshtu qe kur njerezit ndertojne, me siguri se jetojne me mire se me pare.

Si e vleresoni poziten nderkombetare te Maqedonise?

Une mendoj se Maqedonia eshte nje vend i vogel i cili veshtire e ka te merr poziten per t'u vendosur ne nje rreth me te gjere te shteteve te medha, te gjiganteve. Nuk e di nese mendimi im eshte i sakte, por sa kam verejtur Maqedonia luan rolin e mbeshtetur moralisht. Ajo ka nje reputacion dhe nuk nderhyn ne kontestet pa shkak dhe kjo ne boten ne te cilen jetojme vleresohet shume.

A ka kapacitet politik udheheqja e Maqedonise per te permbushur objektivat e percaktuara nga ky brez i qytetareve maqedonas, anetaresimin ne NATO dhe BE ?

Une mendoj se kete pyetje qe ma parashtruat i takon fushes se politikes se brendshme te vendit, keshtu qe une nuk do te doja te perzihem, qe do te thote se nuk do t'i pergjigjem kesaj pyetje. Por do te shtoje dicka ne drejtim te qytetareve - te gjithe qytetaret presin dhe deshirojne gjithmone me shume nga qeverite e tyre nga ajo se cfare ato mund t'ju ofrojne atyre. Keshtu eshte ne cdo shtet, te pakten ne Evrope, ky eshte fakt dhe situate ne cdo vend evropian.

Si nga kjo distance e shihni rekomandimin e Komisionit te Badenterit se Maqedonia eshte e gatshme te behet shtet i pavarur: Vleresimi i eksperteve ligjore, qe politika e atehershme nuk e degjoi?

Ate qe ne e prisnim ne ate periudhe ne Komisionin e Badenterit, pjesa me e madhe e saj ishte plotesuar. Me duhet te them se pjesa me e madhe e atyre kushteve qe ne i kerkonim, ishin te plotesuara, pasi qe vendimi i jone u soll jo ne baze te asaj se cfare ne prisnim qe vendi te bej ne te ardhmen, por ne baze te asaj se per momentin cfare ben vendi dhe ne cilen faze eshte.

Si e shihni ju te ardhmen e Bashkimit Evropian?

Sa i perket Bashkimit Evropian mendoj se ristrukturimi i saj eshte me se i nevojshem. BE aktualisht ka shume burokraci dhe nxjerr ligje te teperta. Sigurisht disa nga keto ligje jane te nevojshme per te mbeshtetur tregun e Evropes, por une mendoj se Evropa po dobesohet pikerisht per shkak te burokracise. Ajo me burokracine e vet po behet gjithnje e me e dobet, ndersa nga ana tjeter duhet menduar ne fuqite e medha si Kina, Rusia, India, SHBA dhe Brazili, te cilat tashme jane ne rritje. Evropa me te gjitha vendet e saj duhet te ze poziten e saj te qarte dhe te forte pikerisht nga kjo pikepamje. Ne qofte se vazhdohet keshtu do te kete gjithnje e me shume deficit, ndersa ky deficit nuk do te coje ne nje rezultat pozitiv me prodhimin e metejshem te ligjeve dhe burokracise. Evropa burokratike nuk eshte Evrope e forte.

Flisni hapur per dobesite qe po perballet Bashkimi Evropian dhe marredheniet me interesat kombetare te shteteve anetare. Si e shpjegoni mosbesimin ndermjet qytetareve te BE-se ne Evropen ardhshme? Testi i pare eshte referendumi ne Irlande. Cfare rezultati prisni ju?

Qytetaret kane verejtur se nga Evropa vijne shume rregulla burokratike, te cilat nuk i deshirojne. Referendumi eshte kryer vetem ne Holande, Irlande, France dhe referendumet atje shkuan si shkuan. Une jam i bindur se nese referendumi realizohet ne vende te tjera te Bashkimit, te pakten gjysma e ketyre rezultateve te referendumit te dalin ashtu, si ne ato vende ku eshte mbajtur. Kjo me frikeson mua. Duke marre parasysh qe ky planet ka 1.3 miliard kineze, 1.2 miliarde Indian, qindra miliona ruse dhe amerikane dhe ne evropianet po qese mbahemi se bashku do te perbenim nje miliard e gjysme, ju mund te kuptoni se sa e papershtatshme eshte ekzistenca jone ne pergjithesi. Une mendoj se vetmja qe mund te na siguroje bilancin ne kete perberje eshte qe te kemi unitet dhe sigurisht fuqi.

Si e vleresoni situaten ne vendin tuaj, cfare parashikojne rezultatet e zgjedhjeve te ardhshme?

Asgje per momentin nuk mund t'ju them. Askush nuk mund te dije perfundimin. Te gjithe e presim 27 shtatorin, atehere jane zgjedhjet e sistemit federal. Une do te tregoj se si qendrojne punet sipas sondazheve te fundit. Koalicioni i mundshem ne mes te Kristian Demokrateve, Bashkimit Social Kristian dhe Liberaleve, udheheqin me rezultatet e tanishme te votimit rreth 51 per qind, qe do te thote se do te kete nje qeveri te sigurt. Pjesa tjeter eshte 44 per qind per te gjithe te tjeret. Megjithate, une do te thoja nga pervoja, se ajo do te dihet me siguri ne oren 20 ne diten e zgjedhjeve. Askush nuk e di rezultatin deri ne oren 20. Por kjo eshte gjeja me e mrekullueshme ne nje demokraci, qe cdo popull ta fiton qeverine te cilen e meriton.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›