Bllokohen 1200 litra naftë D2
Sasia e sekuestruar ishte e destinuar për automjetet, gjëqë është e ndaluar me ligj. Tjetër shqetësim për inspektoratin lidhet me certifikimin e naftës D2, e cila aktualisht sigurohet në treg vetëm nga kompania e privatizuar ARMO.
Specialistët thonë se nafta e kësaj kompanie duhet certifikuar para se të hidhet në treg, sikurse veprohet me produktet e tjera. Megjithatë, per shkak të remonteve të parashikuara, ARMO ka rreth dy muaj që nuk prodhon naftë D2. Drejtuesit e saj janë zotuar disa herë se cilësia e naftës do të jetë më e mirë dhe brenda parametrave të kërkuar nga qeveria.
Sikurse është bërë publike, tregu shqiptar nuk do të ketë më naftë D2, duke filluar nga muaji janar i vitit 2010. Masa e re lidhet me standardet e reja për mbrojtjen e mjedisit, por edhe me kushtet që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj qeverisë shqiptare.
Aktualisht në treg shitet naftë e cilësisë D1, D2 dhe benzinë. Prej kohësh kompanitë e shumta kanë konkurrencën e tyre për të futur në Shqipëri naftë të cilësisë sa më të mirë, madje dy prej tyre tregtojnë karburant me parametra që pak vende të BE-së i kanë garantuar.
start/tch