Ne shenjester te sherbimeve te fshehta
Sulmet terroriste te 11 shtatorit kunder kullave te Qendres Boterore te Tregtise ne Nju Jork dhe kunder Pentagonit ne kryeqytetin e SHBA-se, Uashington, e ndryshuan nga themelet boten brenda disa oresh. Vdekja, shkaterrimi dhe terrori, tronditen boten perendimore ne nje prej qendrave te saj kryesore. Qe atehere politikanet perpiqen te parandalojne sulme te tilla. Per kete arsye ata nder te tjera kane ashpersuar mbikeqyrjen e popullsise dhe kane zgjeruar mbledhjen e te dhenave private. Me pilotet pergjegjes per atentatet e 11 shtatorit, te cilet jetonin edhe ne Hamburg, gjurmet arrinin direkt ne Evrope. Me aktet terroriste te Madridit ne vitin 2004 dhe ne Londer nje vit me vone, Evropa u be vete skene e atij qe quhet terrorizmit islamist. Ne vitin 2004 Joshka Fisher, atehere Minister i Jashtem i Gjermanise, tha se edhe Evropa eshte e cenueshme. "Ne duhet te bejme gjithcka per te vepruar ne menyre sa me parandaluese dhe pertej kufijve. Nuk duhet te lejojme qe te na gjunjezoje terrorizmi".
Siguria e brendshme ne BE eshte ne radhe te pare ceshtje e secilit shtet dhe kjo u kthye ne nje problem, perballe terrorizmit me karakter nderkombetar. Si rrjedhoje qeverite emeruan ne vitin 2004 nje koordinator per masat antiterror, holandezin Gijs de Vries. Ja si i pershkroi ai atehere detyrat e tij: "Kembimi i informacionit eshte shume i rendesishem. Forcat policore te vendeve anetare mund te kembejne te dhena permes Europolit, prokuroret tane permes bashkepunimit ne fushen e drejtesise ne BE. Ne miratojme ligje kunder financimit te terrorizmit. Terroristeve u nevojiten para, ne duhet te marrim masa qe ata te mos i marrin keto para. Edhe per kete eshte i nevojshem bashkepunimi nderkombetar".
Me kontrollet e sigurise te ashpersuara dukshem ne aeroporte, pjesa me e madhe e evropianeve ishin dakord. Por kur SHBA-ja kerkoi qe autoritetet amerikane te kishin qasje ne te dhenat evropiane te transportit ajror civil, pati qendrese. Ish-komisioneri i BE-se per drejtesine, Franco Frattini, donte ta kufizonte kete qasje: "Ne pranojme qe te dhenat t'u percillen autoriteteve te tjera, me kusht qe ato te kene standarde te krahasueshme per ruajtjen e ketyre te dhenave". Cdo klient banke, cdo perdorues i telefonave celulare dhe internetit, duhet te llogarise me marrjen dhe ruajtjen e te dhenave te tij nga autoritetet, si pasoje e ligjeve te ashpersuara te sigurise. Aktivistet per te drejtat e njeriut kritikuan ne vecanti hartimin e nje liste me te dyshuar per terrorizem nga sherbimet sekrete evropiane. Kjo, pasi nuk dihej se mbi cfare te dhenash mblidheshin sinjalet, as se kush ishte ne liste, dhe as se si mund te mbrohej individi. Dick Marty, hetues per llogari te Keshillit te Evropes, sqaronte: "Ne thelb nuk ekziston ndonje menyre per te evituar futjen ne liste. Individi nuk ka dijeni per akuzen qe ngrihet kunder tij dhe praktikisht nuk ka asnje mundesi, qe te arrije heqjen nga lista".
Mbi bazen e hetimeve te tij, Dick Marty pa te vertetuar ekzistencen e burgjeve sekrete te CIA-s ne shume shtete evropiane. Por SHBA-ja nuk dha asnjehere te dhena te konkrete, se ku ishin saktesisht keto burgje. Nuk mund te flasesh per pasojat juridike te 11 shtatorit 2001 pa permendur Guantanamon. Pasi ne kampin e te burgosurve per terrorizem, ne bazen e SHBA-se ne Guantanamo, ekstremet arriten kulmin. Ekstreme ishte menyra si trajtonte qeveria amerikane te burgosurit. Po aq ekstreme edhe indinjata e kritikeve ndaj sjelljes se amerikaneve. Fillimisht kjo kritike drejtohej kunder SHBA-se nen drejtimin e Presidentit Bush. Shume kritike e drejtojne tashme ate edhe ndaj Evropes, pasi ne emer te sigurise po tkurren te drejta, qe duhej te ishin tipar dallues i saj. DW