E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet trup i dekompozuar, dyshohet si shkak overdoza

Vlore- Gjendet i dekompozuar trupi i nje 40-vjecari ne qender te qytetit te Vlores, afer sheshit te "Flamurit". Policia heton ne dy pista, vdekje nga overdoza dhe nje vrasje te mundshme. Rastesisht banoret kane pare ne nje vend te braktisur ne lagjen "29 Nentori" rreth ores 08:30 te mengjesit te djeshem trupin e pajete, ne cepin e nje bahceje, pak metra larg se ciles ndodhej dhe nje gomisteri. Pas nje telefonate te ardhur ne sallen operative, blute kane shkuar ne vendngjarje. Viktima eshte identifikuar si Dritan Muka, por hetimet e metejshme dhe pyetja e familjareve do te realizoje perfundimisht dokumentimin rreth shkaqeve te vdekjes dhe gjeneraliteteve. Burime policore konfirmuan se per dy ore me radhe, ekspertet dhe grupi hetimor kane keqyrur vendngjarjen edhe pse ne kushte tejet te veshtira per shkak te terrenit dhe dekompozimit te kufomes. Dyshohet se 15-20 dite trupi mund te kete qendruar aty i braktisur dhe kjo zone, sipas policise frekuentohej shpesh nga personat e pastrehe apo narkomanet. Ekspertet thane se trupi ishte i paidentifikueshem dhe nga te dhenat paraprake apo denoncimet per humbje, mendohet se i perket 40-vjecarit Muka. Nga verifikimet e kryera rezulton se i ndjeri nuk ka pasur precedente te meparshem penale, ndersa hetohet edhe per nje vrasje te mundshme. Vetem pas ekspertizes mjeko-ligjore, policia do te jete ne gjendje te percaktoje dhe shkakun e vdekjes.

Pistat

Zyrtare te Policise se Vlores, bene dje me dije se pistat e hetimit jane te shumta, nga vdekja aksidentale, vdekje natyrore, overdoza dhe deri tek nje vrasje e mundshme.

Vendi ku u gjet trupi i pajete eshte zone e braktisur qe shpesh perdoret nga te droguarit.

Trupi eshte derguar ne morgun e spitalit te Vlores.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›