Tre te plagosur ne aksidente, zhduket shoferi
Aksidenton 50-vjecarin dhe zhduket shoferi, bie nga ura, plagoset motociklisti. Kurse nje tjeter kembesore mbeti e lenduar ne nje aksident te trete te ndodhur brenda dites. Ky eshte bilanci i ngjarjeve te ndodhura ne Peqin, Librazhd dhe Korce, kurse policia ka nen hetim dy persona, ndersa nje i trete eshte ne kerkim pasi u largua nga vendngjarja. Aksidenti i pare ka ndodhur ne Librazhd, kur Dritan Brahja 26 vjec, duke drejtuar motorin "Kavasaki" ne aksin rrugor Librazhd-Stacioni i Trenit, ne vendin e quajtur "Ura e Ushtarakut", ka humbur kontrollin dhe per pasoje ka rene nga lartesia duke u plagosur rende. Pas kurimit paraprak ne spitalin e Librazhdit ai eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Pak ore me vone, ne aksin rrugor Peqin-Rrogozhine, ne Karine, nje mjet i paidentifikuar ka aksidentuar nje 50-vjecar me inicialet S. K., qe udhetonte me motociklete. Gjendja e te plagosurit eshte e rende dhe ai eshte derguar per mjekim ne Tirane. Aksidenti i fundit ka ndodhur ne bulevardin "Republika" te Korces, kur i dyshuari Gentian E., duke drejtuar mjetin tip "Benz", me targe KO 1025 B, ka aksidentuar kembesoren E. Jace, e cila ndodhet jashte rrezikut per jeten.