E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vdes burri, tenton flijimin

Korce- Dhimbja per humbjen e bashkeshortit con drejt tentatives se veteflijimit nje grua ne Korce. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur ne spitalin e qytetit mberriti ne gjendje te renduar shendetesore 48-vjecarja Z. B., nga fshati Sheqeras. Pacienten sipas mjekeve dhe policise, e shoqeronin te afermit e saj, qe i shpjeguan policise rrethanat dhe shkaqet e mundshme te ketij akti dramatik. Diten e djeshme sipas bluzave te bardha, gruaja ka kaluar gjendjen e rrezikut per jeten dhe po trajtohet me terapi intensive, per t'u rikthyer ne banese.

Ka qene ora 02:00 e mengjesit te dy diteve me pare, kur 48-vjecarja eshte transportuar me urgjence me nje makine te rastit, nga fshati Sheqeras per ne spitalin rajonal te Korces. Me pare Z. B., ishte gjetur ne dhomen e gjumit dhe prane saj preparati kimik qe perdoret per te ngordhur minjte. Duke menduar per nje helmim te mundshem, familjaret kane nderhyre me shpejtesi duke i dhene ndihmen e pare gruas, e cila prej disa ditesh banonte ne fshatin Gracan te Devollit. Pasi eshte futur ne sallen e urgjences, mjeket e kane trajtuar me lavash dhe serum, duke bere te mundur mbajtjen ne jete dhe identifikimin e preparatit te perdorur. Burime policore thane se 48-vjecarja ka perdorur bar miu, per t'i dhene fund jetes.

Per ngjarjen eshte ngritur nje grup i posacem hetimor. Paraprakisht jane pyetur familjaret, dhe diten e djeshme eshte marre deshmia e vete te mbijetuares. Gjate deklarimeve te dhena ajo ka rrefyer se ka tentuar vetehelmimin ne kushte depresive, pasi nuk mund te jetonte me e vetme dhe pa burrin e saj. Nje muaj me pare bashkeshorti i ishte ndare nga jeta ne menyre krejt te papritur dhe e deshperuar nga dhimbja, 48-vjecarja ka marre bar miu per t'u bashkuar me te ne kushte depresive. Policia kreu veprimet proceduriale per vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes se mbetur ne tentative", kurse hetimet e metejshme po i vijon Prokuroria e Korces. Mjeket thane se gruaja gjendet jashte rrezikut per jeten dhe po trajtohet me terapi intensive deri ne permiresimin e plote dhe kthimin e saj ne banese. Dy dite me pare nje 18-vjecare nga Puka tentoi veteflijimin me helm ne kushte depresive, kurse policia nuk ka zbardhur ende shkaqet e ketij akti dramatik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›