Gjendet trupi i 12-vjeçarit të mbytur në Drin
Lezhë
Pas tri ditë kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i 12-vjeçarit Z.M, i mbytur në rrjedhën e lumit Drin. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore nga Lezha, ndërkohë që mësohet se trupi i të miturit është gjetur pranë vendit ku mendohej se ai ishte mbytur.
12-vjeçari u mbyt në lumin Drin, të premten e kaluar, pasi u fut në ujë për të kapur topin e futbollit me të cilin po luante.
#