E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e komunës, thirrje deputetit Lutaj

Fratar

“është vënë në diskutim imazhi dhe karakteri i komunitetit të Fratarit. Publikisht e ftoj deputetin Pirro Lutaj që, së bashku me mua, të kryejë ballafaqim me komunitetin e zonës më të nderuar”. Kjo ishte deklarata e djeshme e kryetares së Komunës së Fratarit, Sabire Hoxhaj. “Ai e ka përfshirë këtë komunitet në debate politike. Menjëherë pas deklaratës së Lutaj, që është bërë në zyrat e PS-së së Tiranës, me dhjetëra banorë të Fratarit i janë drejtuar komunës. Por jo vetëm kaq, me dhjetëra të tillë që ndodhen emigrantë, falë edhe lajmeve vizive që kanë parë, tepër të shqetësuar kanë nisur telefonatat në Fratar”, u shpreh ajo. Duke apeluar se deputeti Lutaj ka luajtur me dinjitetin e popullit, kryekomunarja e Fratarit, e cila pas fitores së mandatit në zgjedhjet e fundit vendore të 2007-s shënoi një nga rastet e vetme të drejtimit të një komune mallkastriote nga një grua, e cilësoi mitingun e PS-së të zhvilluar në Fratar si të paligjshëm.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›