E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i 12 vjeçarit të mbytur në Lezhë

Lezhë, 11 prill, NOA Pas tre ditë kërkimesh polumbarët kanë arritur të gjejnë sot në lumin Drin trupin e 12 vjeçarit të mbytur. Zef Marku u mbyt pasditen e së premtes aksidentalisht në lumin Drin, ndërsa luante me vëllanë e tij.

Ai ka hyrë në ujë bashkë me vëllain për të marrë topin që u kishte rënë në lumë teksa luanin, por nuk ka arritur të dalë në breg.

Polumbarët kanë vijuar kërkimet gjatë gjithë pjesës së lumit ku 12 vjeçari është parë për herë të fundit nga vëllai dhe shokët e tij.

Vetëm sot është bërë e mundur gjetja e trupit, rreth 50 metra larg bregut.

m.xh/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›