E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i gruas, dyshohet se u vetëmbyt nga frika prej të shoqit pasi humbi paratë

Historia e trishtë e Thëllënza Rexhmatit, gruas nga qyteti i Kukësit, ka marrë fund sot. Ajo kishte humbur tre muaj më parë, ndërkohë që sot peshkatarët kanë gjetur në Liqenin e Fierzës një trup që mendohet se është i saji.

Rexhmati humbi tre muaj më parë. Ajo u largua nga banesa e saj në lagjen numër 5 në Kukës. Pati shumë hipoteza për largimin e saj, por më kryesorja është ajo e largimit pasi mendoi se humbi paratë që i kishte lënë i shoqi për ti ruajtur. Sipas Shqiptarja.com, pasi nuk gjeti shumën prej 3 milion lekësh të vjetra, ajo nga frika e të shoqit iku nga banesa.

Rexhmati pësoi një depresion të rëndë, ndërkohë që policia i gjeti paratë në banesë.

Detaje të tjera priten të zbardhen në vijim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›