Rumunët, në Lazarat për të blerë drogë
Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të ditur arrestimin e tre shtetasve rumunë, të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të blerë marijuanë. Tre të arrestuarit janë Claudiu Serban, Iulan Crauciuc dhe Florian Badea, të tre nga 24 vjeç, lindur dhe banues në Tragovistë, Rumani.
Burime pranë policisë thanë se atyre u është sekuestruar 2.3 kilogramë marijuanë, të cilën e kishin blerë pikërisht në Lazarat, për ta shitur me doza të vogla në Rumani.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një kontrolli të imtësishëm në automjetin tip Renault “Clio” me targa rumune B 37 LAO, që drejtohej nga shtetasi rumun Claudiu Serban, ka rezultuar se në gomën rezervë të këtij automjeti, brenda gomës janë evidentuar disa pako ku brenda tyre kishte lëndë narkotike e llojit marijuanë. Në brendësi të gomës u gjetën 15 pako të vogla të mbështjella me plasmas, me peshë të ndryshme, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike, gjithsej 2.5 kilogramë marijuanë, thuhet në një deklaratë të policisë.
Në fakt, janë të shumtë të huajt që vinë në Lazarat për të blerë drogë dhe jo të gjithë ndalohen.
