E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i pajetë i një 46 vjeçari, dyshohet të jetë aksidentuar me motor

Trupi i pa jetë i një personi të seksit mashkull është gjetur sot në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin Vladimir Mustafa, 46 vjeç.

Mësohet se Mustafa është gjetur në një kanal dhe bashkë me të dhe një mjet motor, me të cilin mendohet se ka qenë duke udhëtuar dhe mendohet të jetë përfshirë në një aksident, i cili nuk është identifikuar në kohë.

Ndërkaq nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanat në cilat ka ndodhur vdekja e 46-vjecarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›