E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, gjendet trupi i pajetë i një 57-vjeçari

Gjendet trupi i pajetë i një personi në qytetin e Kukësit. Burime nga ky qytet bëjnë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i 57-vjeçarit Avni Halilaj, banues në fshatin Belaj.

Policia e Kukësit bën me dije 57-vjeçari u gjet tek vendi i quajtur "Gryka e Vanave". Nga hetimet paraprake dyshohet se Halilaj të ketë pësuar atak kardiak, pasi nuk i janë gjetur shenja dhune në trup.

Ndërkaq vazhdojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›