Gjendet trupi i shqiptares së zhdukur, Itali

Rajmonda Zefi, 30-vjecarja shqiptare, trupi i së cilës u gjet mëngjesin e kësaj të shtunë në një pyll, në Alta Versilia të rajonit të Ligurias në Itali, ka vdekur duke u rrezuar aksidentalisht nga shkallet e shtëpisë, gjate një zënke me të shoqin e saj italian, Francesco Quinci. Ky është versioni i dhënë për karabinierët nga bashkëshorti i saj italian, bën të ditur avokati i tij për mediat italiane. Pas incidentit, i përfshirë nga paniku, Quinci e ka mbështjellë kufomën, e ka vendosur në bagazhin e makinës dhe e ka hedhur në pyll. Zenka, sipas rrëfimit të Kuincit, filloi në mëngjesin e 31 dhjetorit, rreth orës 9:30, kur Rajmonda Zefi, mama e dy fëmijëve, kishte marre një telefonate nga një patriot i saj, i cili i kishte ofruar një kafe. Fakti se gruaja do të dilte nga shtëpia, në kuadrin e një raporti martesor të konsumuar, u bë shkak për një tjetër zënkë mes çiftit, që në këtë rast rezultoi fatale për shqiptaren. Ajo ishte deklaruar e zhdukur nga bashkëshorti i saj vetëm me 3 janar, disa dite pas ngjarjes, fakt që kishte lindur dyshime të thella te policia për një përfshirje të mundshme të tij.
Shpërndaje