E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romeo Leka Dua deshmitare vajzen qe rrembeva

TIRAN- Ne kohen kur ishte planifikuar fillimi i procesit gjyqesor ndaj rrembyesit dhe grabitesit Romeo Leka Gjykata per Krime te Renda u detyrua te shtyje seancen per ti lene kohe avokatit te konsultohet me klientin e tij pasi ky i fundit kundershtoi kerkesen e avokatit per shqyrtimin e ceshtjes ne aplikim te gjykimit te shkurtuar.


Ishte avokati Ferdinand Doja i cili ne fjalen e tij gjate parashtrimit te kerkesave paraprake kerkoi qe procesi gjyqesor ndaj te pandehurit Romeo Leka te shqyrtohet ne aplikim te gjykimit te shkurtuar ku ne rast denimi i pandehuri perfiton uljen e 1/3 se denimit perfundimtar.

Por kjo kerkese u kundershtua nga i pandehuri Leka i cili kerkoi qe gjyqi te zhvillohet nga themeli me gjykim te zakonshem pasi deshironte ti shihte deshmitaret qe do te provonin akuzat ndaj tij.


Avokat dua qe te vijne deshmitaret ne gjyq qe ti shoh. Nuk dua gjyq pa deshmitare. Zoti gjyqtar mi sillni deshmitaret ketu se kam pyetje une-tha nder te tjera Leka duke mos degjuar kerkesen e avokatit qe i kerkonte te pranonte shqyrtimin gjyqesor ne aplikim te gjykimit te shkurtuar. I ndodhur para kesaj situate avokati Doja kerkoi pese minuta kohe per te bindur klientin e tij per kerkesen qe parashtronte se ishte ne favor te te pandehurit.


Por edhe pas pese minutave pushim avokati nuk arriti te binde te pandehurin qe shfaqte hapur shenja nervozizmi ne sallen e gjyqit duke i kerkuar togave te zeza nje jave kohe per tu konsultuar me klientin e tij edhe pse kete gje e kishte bere me heret.


E ndodhur para kesaj kerkese trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sander Simoni vendosi te nderprese seancen gjyqesore duke shtyre gjyqin ndersa vete Leka shprehu nervozizem duke i rene me duar hekurave te kafazit qe ndodhej ne sallen nr. 1 te Gjykates per Krime te Renda.


Sipas kerkeses se prokurorise i pandehuri Leka akuzohet per Rrembimin ose mbajtjen peng te personit ndaj shtetases L.Koreshi me date 19 mars 2010 akuzen e Vjedhjes me arme te filialit te Raiffeisen-Bank dega Rogner Tirane po me daten 19 mars 2010. Vjedhjen me arme te mbetur ne tentative te Union-Bank-es ne lagjen Ali Demi akuzen e Heqjes se paligjshme te lirise si dhe akuzen e Kanosjes se shtetasit P. Elezi te ndodhura keto ngjarje me date 18 mars 2010 ne Tirane. Arrestimi i Lekes u krye po me date 19 mars 2010 pas 40 minutave terror ne rruget e kryeqytetit me nje arme ne dore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›