Gjykata: Dabulla në arrest shtëpie

Gjykata e Tiranes ka dhënë masën e sigurisë me arrest shtëpie për Besnik Dabullen, djalin e deputetes Arta Dade. I akuzuari ka qene vete i pranishëm ne seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, që u bë në praninë e mediave. Prokurori i çështjes ka kërkuar 20 ditë burgim për Dabullen pas akuzës për plagosje të nipit të Adil Çarçanit, Endri Lufi. Por Avokati mbrojtës i Dabulles i ka paraqitur gjykatës një deklarate të të plagosurit që pohonte se ngjarja kishte ndodhur pa dashje, pasi ai ka marrëdhënie të mira shoqërorë me Dabullen. Djali i deputetes Socialiste akuzohet për "armëmbajtje pa leje dhe plagosje". Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në një lokal në zonën e ish-bllokut, në pronësi të Besnik Dabulles. Policia ndaloi Dabullen pasi kishte çuar në Spitalin Ushtarak për mjekim Endri Lufin. Fillimisht në ngjarje u dyshua si i përfshirë edhe nipi i diktatorit Hoxha, Shkelzen Hoxha, por më pas ky version u hodh poshtë, pasi ai kishte alibi praninë në momentin e ngjarjes, në një feste familjare me shumë të ftuar.
Shpërndaje