E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet zgjidhje për biologët

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 11:13

Moslicencimi nga Ministria e Shëndetësisë i ka shtyrë dhjetëra studentë nga Dega e Biologjisë Aplikative që të protestojnë të hënën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar zbatimin e vendimit të para dy viteve të Qeverisë. Pas kësaj proteste, Rektorati i UP-së ka marrë vendim që nga 4 prilli të organizojë një cikël plotësues të lëndëve mjekësore për studentët, në mënyrë që ata mos të lihen jashtë kualifikimit të merituar.

Studentët protestues i ka pritur në një takim rektori i UP-së, Mujë Rugova, i cili ka sqaruar të gjitha hollësitë e vendimit të marrë lidhur me studentët e diplomuar në programet e studimit biologji aplikative dhe ata të drejtimit biokimi- fiziologji.

Rugova bëri të ditur se tashmë është krijuar stafi akademik dhe është krijuar moduli shtesë i studimeve, i cili do të ndiqet nga studentët në mënyrë që ata të marrin titullin laborant i lartë dhe mos të lihen jashtë kualifikimit të merituar. Drejtuesi i protestës së studentëve, biologu Bujar Rexhaj ka paralajmëruar grevë urie në rast të mospërmbushjes së premtimeve nga ana e Rektoratit të UP-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›