E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendja civile I pastruam listat nga te vdekurit dhe te huajt

Takimi ne prefekture

Zyrat e gjendjes civile ne Qarkun e Korces kane zhvilluar nje takim ku kane raportuar per fshirjen nga listat zgjedhore te dublimeve personave te vdekur mbi 100-vjecare dhe bllokimin e heqjen nga listat zgjedhore te personave qe kane lene nenshtetesine dhe figurojne si shtetas te huaj dhe pa te drejte vote. Ne kete menyre jane qindra persona te cilet nuk do te votojne me 8 maj pas heqjes se nenshtetesise me dekret te Presidentit emrat e te cileve jane hequr nga listat e zgjedhesve per shkak te procedurave per rikthimin e nenshtetesise shqiptare. Pjesa me e madhe e tyre kane kerkuar heqjen dore nga nenshtetesia shqiptare ne vitin 1991 dhe pas verifikimeve kane rezultuar si persona me nenshtetesi greke. Nisur nga kjo keta shtetas nuk kane te drejte vote dhe jane perjashtuar nga listat zgjedhore pasi konsiderohen si shtetas te huaj. Te tilla raste kane pasur disa nga komunat e Qarkut te Korces si ajo e Voskopojes Drenoves Vithkuqit etj. Nga ana tjeter sipas te dhenave nga zyrat e gjendjes civile ne bashki dhe komuna ka pasur raste te shumta dublimesh te emrave te cilat jane ndryshuar per efekt te listave perfundimtare te zgjedhesve dhe jane bere verifikimet per heqjen e personave qe kane vdekur por nuk jane cregjistruar nga dokumentet e gjendjes civile. Nderkaq nje pjese e komunave kane pasur probleme me qendrat e votimit te cilat nuk duhet te kene me shume se 1000 votues ku rezulton se pothuajse ne te gjitha keto zona ka te pakten nje qender me deri ne 1400 persona ne lista per te cilat priten ndryshimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›