E Diel, 1 Nëntor 2026

Votuesit mercenare shqetesim ne Korce

Partia Socialiste e rrethit ankohet per shtim te numrit te zgjedhesve ne disa komuna

Partia Socialiste ne Korce ka konstatuar abuzime me listat e zgjedhesve ne disa komuna dhe ka denoncuar se ne nje pjese te madhe te tyre ka fryrje fiktive te numrit te zgjedhesve me emra votuesish qe nuk jane banore te zonave perkatese.

Sipas kryetarit te PS-se per rrethin e Korces Muharrem Meko ne shume komuna eshte verejtur fenomeni i shtimit fiktiv te numrit te votuesve me banore te zonave te tjera te vendit gje qe sipas tij eshte bere nga zyrat e gjendjes civile.

Fryrje te listave zgjedhore me votues te tjere ka pasur ne disa nga komunat qe drejtohen nga te djathtet ku sipas PS-se zyrat e gjendjes civile po perdoren politikisht per zgjedhjet e 8 majit. Nga ana tjeter Muharrem Meko thote se ky fenomen eshte verejtur edhe ne disa komuna qe drejtohen nga te majtet kryetaret e te cilave kane shprehur ankesat prane deges se PS-se per parregullsite qe kane konstatuar ne listat qe kane dale nga zyrat e gjendjes civile. Transferimi i mercenareve elektorale nga nje zone ne tjetren po eksperimentohet edhe ne Korce per te marre nga zgjedhjet fitore te pamerituara. Zyrat e gjendjes civile jane vene totalisht ne sherbim te pushtetit ne kundershtim me ligjin. Verberisht dhe ne urdhrat e partise ne pushtet po hedhin ne ere elementin baze te procesit zgjedhor qe jane listat e votuesve duke hartuar lista te deformuara me votues mercenare. Ne komunen e Moglices jane regjistruar ne menyre arbitrare 50 votues te shperngulur ne menyre manipulative vetem per zgjedhjet e 8 majit. Po ashtu e njejta gje ndodh ne komunat Mollaj Voskopoje Vreshtas Pirg etj. ku zyrat e gjendjes civile jane vene ne sherbim te skenarit manipulativ te Sali Berishes - ka deklaruar kryetari i PS-se per Rrethin e Korces Muharrem Meko.

Ai ka theksuar se krahas kesaj tentative qe po behet ne kohe per te fituar me force zgjedhjet e 8 majit ka shume raste kur votuesve qe kerkojne te aplikojne per karta identiteti nuk u jepen kuponet me pretendimin se nuk ka ndersa nga zyrat postare shperndahen kupone per te gjithe militantet e djathte.

Meko ka thene se parregullsite jane denoncuar edhe prane organizmave nderkombetare qe monitorojne procesin.

Fenomeni i transferimit te zgjedhesve nga nje njesi vendore ne tjetren u denoncua per here te pare nga dega e Partise Socialiste per Rrethin e Vlores. Me pas ishte PS-ja e Tiranes qe ngriti shqetesimin per shtimin e numrit te votuesve ne kryeqytet me ane te kontratave fiktive te qirase.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›