E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Shqiperia asnje konflikt politik me fqinjet

Itali Kreu i shtetit ligjerate ne Universitetin e Bolonjes

Presidenti Bamir Topi gjate takimit ne Itali viziton Universitetin e Bolonjes duke mbajtur edhe nje fjalim perpara auditorit te ketij universiteti. Kreu i shtetit gjate fjales se tij theksoi se ne jemi nder shtetet e vetme ne Europe dhe ne bote qe kufizohemi me shtete ne te cilat cdo zone kufitare banohet nga vete banore shqiptare. Prej tre vitesh kemi nje shtet te ri ne rajon me shumice absolute shqiptare Kosoven sic kemi Maqedonine - nje shtet nderetnik me popullsi shqiptare solide dhe bashkedrejtuese ashtu sic kemi nje komunitet solid shqiptar ne Malin e Zi ne Serbine Jugore. Kreu i shtetit shqiptar theksoi me tej se Ne dallim nga ndonje vend tjeter rajonal i cili ende shfaq ose ruan paragjykime apo pengesa ne integrimin e plote te rajonit tone ne BE Shqiperia nuk ka asnje konflikt politik me asnje shtet rajonal dhe se perpiqet qe permes bashkepunimit aktiv politik te kalohet ne nje etape te re raportesh nder-rajonale - bashkepunimit aktiv ekonomik social dhe kulturor. Dhe natyrshem si kryetar i shtetit shqiptar ndihem krenar me njohjen dhe vleresimin e larte qe Bashkimi Europian NATO-ja dhe shtetet kryesore perendimore perfshire Italine i kane bere dhe i bejne vazhdimisht ketij kontributi themelor te vendit tim ne forcimin e paqes sigurise stabilitetit dhe klimes se besimit ne te gjithe rajonin e Ballkanit Perendimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›