Haxhinasto takon vezhguesit e ODIHR-it Do jene zgjedhje te lira
Qeveria shqiptare rikonfirmon vullnetin e vet per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Numri dy i saj njekohesisht minister i Jashtem Edmond Haxhinasto ka pritur dje ne nje takim te posacem kreun e Misionit te Vezhguesve te OSBE/ODIHR-it Jonathan McNaught Stonestreet. Ky i fundit ka mberritur ne krye te nje grupi ekspertesh me ftese te qeverise shqiptare me 27 mars 2011 duke i paraprire nje misioni afatgjate dhe afatshkurter te monitorimit te procesit zgjedhor te 8 majit 2011. Sipas njoftimeve per shtyp te Ministrise se Jashtme Haxhinasto ka theksuar se qeveria shqiptare eshte e angazhuar qe te riafirmoje pervojen pozitive ne realizimin e nje procesi zgjedhor te lire te ndershem transparent kompetitiv dhe ne perputhje me standardet e kerkuara nderkombetare ashtu sic jane certifikuar nga raportet e OSBE/ODIHR-it. Pertej ketij angazhimi ministri shqiptar nuk ka munguar te evokoje rolin e te gjithe aktoreve politike ne mbarevajtjen e nje procesi qe sa vjen e behet me i veshtire. Nga ana e vet Stonestreet ka vleresuar qendrimin e qeverise shqiptare per ftesen per pjesemarrje te nje misioni te gjere vezhguesish duke e konsideruar ate si shprehje te vullnetit per transparence. Ky takim vjen ne nje kohe kur situata politike ne Shqiperi mbetet ende e ndezur dhe ku opozita socialiste perdite parashtron pretendime konkrete lidhur me procesin pergatitor te zgjedhjeve lokale te 8 majit. Gjithsesi per sa i perket vezhguesve edhe PS-ja eshte deklaruar e interesuar per sa kohe ka kerkuar zgjerimin e misionit te tyre edhe me personel shtese.