Tirane Lulezim Basha dhe Edi Rama zyrtarizohen ne KQZ
Ka nisur qe dje regjistrimi i kandidateve ne mbare vendin duke i hapur keshtu rruge procesit zgjedhor te 8 majit 2011. Pavaresisht se deri ne fund opozita ka qendruar e mberthyer ne nje loje afatesh dhe kerkesash mbyllja e dates dhe zgjidhja e problemit te vendimmarrjes se kandidaturave ka hapur driten jeshile ne kete drejtim. Sikunder pritej kete hap e kane hedhur dje edhe kandidatet kryesore per Bashkine e Tiranes Lulezim Basha dhe Edi Rama te cilet po dje kane depozituar dokumentacionin baze qe kerkohet me kete rast. Nderkohe veprime te ngjashme kane nisur te kryhen dje ne mbare vendin edhe nga kandidate te tjere te majte e te djathte te cilet pervec Tiranes i depozitojne dokumentet prane Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor. Nderkohe Lulezim Basha ben pjese tek ata kandidate qe vijne nga trupa parlamentare dhe qe kane dorezuar mandatin e deputetit. Se bashku me te nje veprim te tille e kane kryer Ardian Kollozi qe kandidon per PD-ne ne Vlore Fatos Tushe i PS-se ne Lushnje Gjok Jaku i PS-se ne Lezhe dhe ish-ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferri qe kandidon ne Durres.