Mbyllen kishat ne Hollande
Mesatarisht dy kisha mbyllen çdo javë në Hollandë, duke grumbulluar kështu qindra objekte kulti, të cilat po magazinohen në famullitë katolike në vend.
Por një situatë ndryshe shihet në vendet jashtë Europes. Famullitë e varfra në Amerikën Latine po përpiqen të përfitojnë nga situata dhe të marrin punimet e artit dhe objektet e kultit nga Hollanda për të pajisur kishat e tyre. Për vite me radhë, Dioqeza e Hertogenboshit dhe Einthoveneganit ishin përpjekur të gjenin një shtëpi të re besimtarësh për sendet e tyre që nga pajisjet prej ari dhe argjendi të përdorura për meshat, ashtu edhe për stolat prej druri. Tashmë, një katedrale në Republikën Domenikane krenohet me një altar mermeri nga një kishë në Einthoven, ndërsa ish-kisha ku gjendej më parë ky altar, po kthehet në një qendër shëndetësore.
"Është shumë e lehtë për ta kthyer një kishë në një bibliotekë, një librari, ndoshta një restorant, por ndonjëherë është shumë e vështirë. Disa njerëz mund ta mendojnë të pakëndshme darkën në një restorant që më parë ka qenë një kishë “ – u shpreh arkivisti Eugene van Deutekom.
Ndryshimet në Holandë janë pjesë e një zhvendosje të madhe globale - në vitin 1900, dy të tretat e katolikëve të botës kane jetuar në Evropë. Tani, me rënien e besimit në Evropë dhe rritjen e saj në vende të tjera, dy të tretat e tyre janë gjetur në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi. Kishat ne Hollandë po bëhen gjithnjë e më pak , pritet që deri në vitin 2018 në të gjithë vendin të mbesin vetëm 1200 të tilla. Pjesa më e madhe e kishave që janë mbyllur janë shndërruar në librari qendra shëndetësore, restorante apo dhe apartamente.