E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e paqartë e gjyqësorit në Kosovën e paspavarësisë

Kohët e reja kërkojnë mënyra të reja të mendimit dhe të veprimit kërkojnë mënyra të reja të jetës dhe të organizimit,  kërkojnë rregulla dhe standarde të reja, për ta çuar një shoqëri përpara. Për arritjen e këtyre qëllimeve dhe këtyre aspiratave në organet e judikaturës, sa më parë, duhet bërë reforma   rrënjësore kadrovike.
 
1. Shoqëria jonë, në përgjithësi, dhe gjyqësori kosovar në veçanti,  këto 10 vjetët e pasluftës në Kosovë, më tërë qenien e saj po përballet me sfidën më të madhe në historinë e re dhe të shkurt të saj - me ndërtimin e rendit demokratik dhe vendosjen e sundimit të ligjit. Këto synime imponohen si përcaktuese të së ardhmes së qytetarëve të Republikës së Kosovës, si shtet më i ri tani për tani në botë. Ashtu si në shtetet vërtet ligjore, edhe te ne parashtrohen kërkesat e shoqërisë për ta krijuar vërtet një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm. Në shtetet moderne, si shtete vërtet ligjore, shkalla e lartë e pavarësisë gjyqësore është e lidhur ngusht me stabilitetin politik, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vitalitetin e institucioneve të tjera demokratike. Motoja  për gjyqsorin, që mbretron në Gjykatën Supreme të SHBA-ve “Drejtësi e barabartë për të gjithë në bazë të ligjit”, duhet të mishërojë objektivat e gjyqësisë kudo në një shoqëri demokatike në përgjithësi, e, po ashtu, në mënyrë të pashmangëshme edhe te. Megjithë përpjekjet serioze, edhe 10 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, prapëseprapë konsideroj se nuk kanë qenë të mjaftushme për ta flakur tej trashëgëminë e të kaluarës moniste në organet e gjyqësorit kosovar në përgjithësi, për çka përpjekjet për arritjen e këtij qëllimi, pra që ta kemi një gjyqësor të pavarur dhe të paanëshëm, të çliruar nga logjika dhe mentaliteti i së kalurës moniste, po hasin në sfida  serioze. Ne jemi të vetëdijshëm se ende struktura e tanishme organizative e sistemit të drejtësisë në Kosovë është pjesë e trashëgëmisë së kaluar, e rikrijuar në një situatë të jashtëzakonshme dhe e pashmangshme, që ka rezultuar si domosdoshmëri pas luftës së v. l999 në Kosovë. Kjo situatë në radhët e gjyqësorit kosovar shpesh-herë është manifestuar me mungesë serioziteti dhe efikasitetit të duhur në  punë nga disa përgjegjës të funksioneve të posaçme. Këtë realitet të hidhët, porse të vërtetë, që për shumë bartës të këtyre institucioneve të gjysorit kosovar nuk është i pranushëm, e dëshmojnë shumë vlerësime dhe anketike, si të asociacioneve vendore, po ashtu, edhe e atyre  ndërkombëtare-zyrtare dhe jo zyrtare si dhe të shoqërive civile. Andaj, kjo gjendje në gjyqësorin kosovar tani për tani është për të na brengosur secilin prej nesh. Po ashtu, këso vlerësimesh për gjygjësorin kosovar ka edhe pjesa dërrmuse e popullatës e këtij vendi, e cila këtë padrejtësi në emër ë drejtësisë më së shumti dhe më së rëndi po e përjeton në kurrizin e vet. Andaj edhe padrejtësisë- në emër të drejtësisë në radhët tona-në përgjithësi dhe në kuadër të gjyqësorit kosovar- në veçanti- më në fund duhet t'i vijë fundi njëherë e përgjithmonë. Këtë gjendje të pakëndshme nuk duhet ta mohojmë  e as ta injorojmë, por ta pranojmë si një realitet të hidhur që është i pranishëm, dhe duhet ta luftojmë me tërë qenien tonë, po qe se vërtet dëshirojmë ta çrrënjosim, përderisa ende nuk e ka marrë formën e një epidemie, prej së cilës asnjëni nga ne më në fund nuk do të mund t'i shpëtojë?!!! Me keqardhje  them se nuk ka vend për vetëlavdi, për komoditet dhe vetëkënaqësi nga cilido qoftë nga ne. Por duhet t'i mledhim të gjitha forcat që të dalim nga kjo situatë jo e lavdishme që po mbetron në mesin tonë në përgjithësi dhe në radhët e gjyqësorit kosovar, në veçanti. Kualitetit i Gjyqësori nuk mund të vlerësohet me shifra matematikore “me numrin e lëndëve të kryera”, me çka  jo rrallë, lavdrohen para oponionit disa bartës të organeve të gjygjësorit kosovar. Gjygjësori nuk është fabrikë për prodhime serike, por duhet ditur se është parim i së drejtës në përgjithësi si dhe qëndrim i Gjykatës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut se “Nuk mjaton që drejtësia vetëm të ndahet, por shumë me rëndësi dhe vendimtare është fakti për ta vlerësuar se si po ndahet ajo, dhe si po ndihet në opinion drejtësia e ndarë”!!! Paknaqësia e popullit në adresë të gjygjësorit kosovar, në këtë drejtim, nuk na lënë vend për vetëlëvdata dhe vetëkënaqësi. Duhet ditur se edhe oponioni i popullit, në raport me pushtetin shtetëror në përgjithësi dhe gjygjësorin në veçanti, është një formë shumë e fuqishme e kontrollimit të këtij pushteti. Andaj, këtë pakënaqësi të tij nuk duhet injoruar  e as nënçmuar, nëse nuk dëshirojmë t'i bartim pasojat e shprehjes së kësaj pakënaqësie.
  Në anën tjetër, korrupsioni  i pranishëm në radhët e gjygjësorit, zvarritja e pakuptimtë e shumë lëndëve nëpër gjykata, zvogëlimi gjithnjë e më shumë i kuadrove, gjendja e paknaqshme materiale e tij(gjygjësorit), që po shprehet edhe në formë të revoltave dhe grevave të punëtorëve të këtyre organeve etj., parregullësi dhe pakënaqësi të pranishme në këto organe- janë parametra që të bëjnë  seriozisht për të menduar se nuk është diçka në rregull me pushtetit vendor në raport me gjygjësorin kosovar. Andaj, këtë gjendje organet e këtij pushteti nuk duhet ta injorojnë e as ta anashkalojmë.
2.  Konsideroj se edhe avokatët duhet të shikojnë shumë më thellë, më gjerë dhe më larg se sa veprimtaria e tyre e ngushtë profesionale. Avokati nuk mund të qënrojë indiferent e as që ta bejë veshin e shurdhët për parregullësitë që po mbretërojnë në gjyqësorin kosovar. Ky(avokati) nuk mund të jetë vetëm thjeshtë zbatues a mbrojtës i ligjeve dhe rregullave juridike, gjatë një propcesi në llogari të klientit të vet, por në periudhën e sendërtimit të shtetit ligjor duhet të jetë nxitës dhe hartues i projekteve dhe prijës në këto çështje me rëndësi vitale. Në një shtet demokratik, siç pretentojmë ne që ta ndërtojmë, avokati duhet të jetë shembull i gjallë i virtyteve themelore të njerëzimit- në përgjithësi, respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe i realizimit të aspiratave kombëtare në veçanti, me kompetencë profesionale, kurajo, ndershmeri dhe me përkushtim ndaj profesionit të tij. Është detyrë morale imperative e avokatit që t'i mbështesë dhe t'i bëjë të përparojnë parimet e shtetit ligjor në sferën e veprimit ose të ndikimit të tij. Ai duhet ta përmbush këtë detyrim.
3. Konsideroj se sistemi i drejtësisë në përgjithësi në Kosovë, si dhe puna dhe veprimtaria e organeve të judikaturës, gjykatave, prokurorive publike si dhe i vetë avokatëve duhet që t'i  përgjigjen një realiteti të ri të krijuar në ketë mes, ngase kohët e reja kërkojnë mënyra të reja të mendimit dhe të veprimit, kërkojnë mënyra të reja të jetës dhe të organizimit,      kërkojnë rregulla dhe standarde të reja, për ta çuar një shoqëri përpara. Për arritjen e këtyre qëllimeve dhe këtyre aspiratave në organet e judikaturës sa më parë duhet bërë reforma   rrënjësore kadrovike dhe reforma rrënjësore në legjislasturë. Parashtrohet pytja: Si mund të gjykojë” Në emër të popullit” një gjyqtar, të cilin populli as nuk e ka zgjedhur e as nuk i beson? Apo si mund të marrë vendim “në bazë të ligjit” një zyrtart, i cili vetë nuk e njeh  ligjin? Apo dikush që  qëllimisht nuk e respekton ligjin? Prandaj, ne si avokatë, sa më parë duhet të luftojmë me tërë qenjien tonë për reforma rrënjësore si në pikëparje të përtrirjës kadrovike të bartësve të organeve të gjyqsorit, dhe kuadrove të tjera profesionale nëpër këto organe, në radhë të parë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e njëkosisht, gjithashtu edhe në reforma rrënjësore në legjislacion, së paku, në atë sistemor. Është për kënaqësi, kur them se e mbërrimja më e madhe në reformat në legjislaturë, ishte aprovimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale në Kosovë, në prill të v.2004, pastaj të Kodit Penal për të Miturit, Ligjit për Ekzekutimin e Sankcioneve penale, etj. ligje të lëmisë penale, me çka konsiderojmë se thuajse është arritur  një kodifikiom i të drejtës penale të ne. Por, kjo nuk mjafton, ngase presin të aprovohen edhe  një sëri  ligjesh të  tjera sistemore,  pa të cilat drejtësia nuk mund të marr frymë lirisht. Edhe Ligji mbi Avokatinë, i aprovuar nga Kuvendi i OAK më 2004, edhe pse ka marrë “vizën” pozitive  nga Parlamenti i Kosovës, ende është  në sirtarët e byrakracisë. Deri më tani të UNMIK-ut, e tash e tutje: të kujt? Po kështu edhe shumë ligje të tjera sistemore. Për të qenë absurditeti edhe më i madh, avokatia  e Kosovës ende nuk është “shkurorëzuar” nga ligjet e aprovuara më 1973. 
4. Sistemi ligjor në Kosovë, e drejta dhe organet që e zbatojnë atë, veçanarishtë gjykatat, prokuroritë publike dhe avokaturat, janë instrumente shumë të rendësishme dhe më së të domosdoshme të rendit shoqëror, që kanë për detyrë respektimin e lirive dhe të drejtave të tij. Gjatë punës së tyre, këto organe duhet t'i  gërshetojnë mendimet e veta dhe të bashkëpunojnë reciprokisht, më qëllim që vendimi i tyre të jetë më i qëlluar, më i drejtë dhe më i pranushëm për shumicën. Pa një sistem ligjor të përparuar, të drejtën dhe organet që e zbatojnë atë, nuk do të kishte qenë i mundëshëm evolucioni i shoqërisë, gjer në fazën aktuale të zhvillimit. Pa to, jeta nuk do të kishte kuptim dhe se shoqërija do të shëndrrohej në anarki. Këto e ruajnë një shoqëri demokratike, për të cilën synojmë dhe e lejon njerëzimin të jetojë i lirë, të respektojë dhe të punojë në paqë nga një brez në tjetrin. Juristi në përgjithësi, dhe avokati në veçanti, duhet ta shikojë dhe ta kuptojë përtej kufijve të së Drejtës- në kuptimin e ngushtë të fjalës-dhe ta kuptojë shoqërinë dhe realitetin  në të cilin jetojmë më thellë, me qëllim që ta luajë rolin e tij në përparimin e saj. Në plotësimin e detyrave të tij, avokati duhet të veprojë  kurdoherë në liri të plotë, me zell dhe kurajo, në përputhje me ligjin, pa e shkelur asnjëherë ndërgjegjen e vet dhe duke respektuar vullnetin e klientit dhe etikën e profesionit të avokatit, pa i përfillur kufizimet ose presionet që mund të vijnë  nga ana e autoriteteve ose nga publiku.

Autori është avokat në Pejë dhe kryetar i Komitetit për Disiplinë në OA të Kosovës dhe   Komitetit për Zhvillim Strategjik, Disiplinë dhe Etika te kjo odë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›