Gjendja e plazheve, ISHP: Nuk ka asnjë rrezik epidemie

Deri më tani, vetëm një zonë në bregdetin e Durrësit është lokalizuar si burim infeksionesh për pushuesit dhe kjo hapësirë është e izoluar dhe nuk lejohet frekuentimi.
Sipas të gjitha inspektimeve dhe monitorimeve të kryera nga Autoriteti Shëndetësor për cilësinë e ujit dhe higjenës në plazhe, pjesa tjetër e gjithë bregdetit të Shqipërisë nuk përbën risk epidemie. Sipas drejtuesit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, këto janë të dhënat nga një inspektim i kryer në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.
Por drejtuesi i Shëndetit Publik sheh me shqetësim neglizhencën e qytetarëve për të mbrojtur nga rrezet e diellit. Temperaturat e larta janë mjaft problematike duke u kthyer në risk edhe për shfaqen e kancerit të lëkurës.
Fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë janë kategoritë që ndaj stinës së verës duhet të tregohen më të vëmendshëm ndaj rrezeve të diellit.