Beteja për kreun e qarkut Fier, dhunohet zyra e Vangjel Ndrekos
Dhunohet sërish zyra e përfaqësuesit të Partisë Socialiste për kreun e qarkut të Fierit, Vangjel Ndreko. Në një komunikim me median, Ndreko ka bërë të ditur këtë fakt, duke bërë përgjegjës pretendentin tjetër për kreun e qarkut, përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Artur Shehun.
Ai thote së në orët e pasdites së djeshme ka gjetur të dhunuar derën e zyrës së tij, ndërsa menjëherë ka njoftuar policinë për të hetuar mbi këtë ngjarje.
Prej gati një viti vazhdon beteja për kreun e qarkut të Fierit, ndonëse kjo ceshtje është përplasur nëpër dyert e gjykatave, si në Fier ashtu edhe në atë të apelit në Vlorë.
Ndonëse janë dhenë disa vendime deri më tani, ende qarku i Fierit nuk ka një kryetar zyrtar, duke bllokuar një sërë ceshtjesh në shërbim të qytetarëve.