E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes nga helmimet, specialistët: Ushqime të freskëta

Konsumimi i ushqimeve jo të freskëta dhe mungesa e higjenës janë shkaktarët kryesor të helmimeve. Helmimi nga ushqimet shihet shqetësimi kryesor nga bluzat e bardha, sepse cdo verë shënohen mbi 3000 raste ku pacientët kërkojnë ndihmën e mjekut. Daniela Nika, specilaliste e ISHP rekomandon qytetarët të blejnë produktet ushqimore në vende të sigurta dhe jo në ambjete të hapura.
 

Specialistja thotë se këshilla më e mirë në verë për të shmangur infeksionet e kësaj natyre është përdorimi në masë i ujit 1.5 l në ditë dhe përdorim sa më të kufizuar të kripës.
 

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik thotë se përgjatë verës duhet të pinë sa më shumë lëngje të freskëta dhe të shmangin orët e pikut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›