Gjendja e te drejtave te njeriut ne Kosove

Avokati i Popullit ne Kosove Sami Kurteshi thote se gjendja e te drejtave te njeriut dhe trajtimi i tyre nga institucionet ka shenuar perparim por ai mbetet ende i kufizuar. Ne nje bisede me Zerin e Amerikes zoti Kurteshi thote se institucioni i drejtuar prej tij nuk eshte i kenaqur me shkallen e respektimit te te drejtave te njeriut nga ana e institucioneve.
Per ne si institucion edhe si mandat e kemi nje pike dhe pika eshte a eshte ligji mbi te gjithe Nese vetem nje rast te vetem e kemi qe dikush eshte mbi ligjin do te thote ka mundesi kete vend qe ne e quajme Republika e Kosoves mos me e respektuar ligjin eshte autoritet publik edhe ende per te vazhduar me vepru per neve ajo eshte pika kulmore dhe ne konstatojme se ende ka njerez qe jane mbi ligjin. Derisa konstatojme keshtu per neve gjendja e te drejtave te njeriut nuk eshte e mire thote zoti Kurteshi.
Problemet shtrihen ne te gjitha strukturat e pushtetit dhe jo rralle thote ai ndodhe qe administratore te ndryshem nuk e perfillin fare institucionin e Avokatit te Popullit. Ai thote se problemet jane shume me te medha sesa numri i ankesave qe i drejtohen ketij institucion
Problemet me te medha qytetaret i kane me gjykatat. Jane rreth 40 per qind te ankesave pastaj vijne niveli qeveritare komunal por ka edhe probleme tjera te natyrave te ndryshme tha zoti Kurteshi.
Ai thote se gjyqesia eshte nje problem i njohur tashme per te gjithe por e vlereson shqetesues faktin se sic shprehet nuk shihet ndonje drite ne fund te tunelit per ndryshimin e kesaj gjendjeje. Ai thote se problemet jane te natyres politik.
Derisa nuk ka nje pushtet te ndare te gjyqesorit i ke keto probleme. Derisa ne Republiken e Kosoves ende nje pushtet vendos per statusin dhe gjendjen e pushtetit tjeter do te thote qe nuk jane te barabarte. Ne ate moment ai qe vendos per dike domethene ai eshte i forti e ai i dobeti. Ne kemi kete gjendje thote zoti Kurteshi.
Por ai terheq verejtjen se problemi kryesor eshte tek humbja e besimit ne gjyqesine e Kosoves po nxite edhe humbjen e besimit ne drejtesine shoqeror.
Edhe humbja ne drejtesine shoqerore pastaj percillet me konfliktet shoqerore ky eshte problemi kryesor. Mirepo humbja e besimit te shoqerise ne drejtesine e vet domethene eshte humbja e besimit ne vetveten ky eshte problemi qe une i frikesohem me se shumti tha ai.
Institucioni i Avokatit te Popullit eshte pervoje e re ne Kosove. Vendosja e tij ishte pjese e debateve ne konferencen e Rambujese ne vitin 1999. Pas perfundimit te luftes per disa vjet me radhe ky institucion eshte udhehequr nga Marek Antoni Novicki nga Polonia ndersa pas largimit te tij Avokati i Popullit mbeti per tri vjet me radhe me ushtrues detyre deri ne qershorin e vitit te kaluar. Zoti Kurteshi thote se ky institucion ende nuk eshte sa duhet i njohur dhe as i vleresuar.