Breivik: Kisha planifikuar të vrisja me qindra
Anders Behring Breivik tha sot para gjykatës se kishte planifikuar të vriste qindra të rinj në sulmin e tij në ishullin Utoja, ku qëndronin në një kamp të rinj të partisë laburiste norvegjeze.
Breivik, 33 vjeç, tha para gjyqit se kishte planifikuar ti priste kokën e ish kryeministrit, Gro Harem Brundtland.
Ai gjithashtu kishte shpresuar se bomba e tij, e vendosur në një makinë në Oslo do të vriste të gjithë kabinetin qeveritar. Vetë Breivik ka kontestuar një raport të psikiatrit që e përshkruan atë si të çmendur.
Në paraqitjen e tij sot në gjykatë, Breivik nuk bëri asnjë përshëndetje të së djathtës ekstreme, ndryshe nga çkishte bërë në ditët e mëparshme. Kjo kishte qenë një kërkesë e avokatëve të tij, të cilën ai e ka respektuar.
Sipas mediave norvegjeze, ndryshe nga ditët e tjera, Breivik sot nuk dukej nervoz, dhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve me qetësi.