Përpjekja e fundit e të vegjëlve për korrektimin e sistemit zgjedhor

Tryezë e partive të vogla
Partitë e vogla do të bëjnë përpjekjen e fundit për tu imponuar dy partive të mëdha ndërhyrjen në sistemin zgjedhor. Ata kërkojnë korrektim të sistemit me qëllim që të vegjlit të mos penalizohen nga sistemi.
Partitë e vogla kanë thirrur një tryezë, e parashikuar me 23 prill, ku do të paraqesin një draft të hartuar nga Partia Demokraciasociale dhe Partia Republikane. Drafti i tyre parashikon që krahas listës së kandidatëve të qarqeve të ketë edhe një listë kandidates në rang kombëtar, e cila do të ishte një lloj sistemi “proporcional dhe mazhoritar”.
Të vegjlit vazhdimisht kanë akuzuar PD dhe PS për pakt për penalizmin e partive të vogla dhe nuk ka shumë shpresë për ndryshimin apo korrektimin e sistemit.
Gjithësesi, pritet që në këtë tryezë të marrin pjesë mbi 20 parti të vogla ndërkohë nuk dihet nëse do të marrin pjesë kreu i mazhorancës Sali Berisha dhe ai i opozitës Edi Rama.
Kreu i LSI-së Ilir Meta dhe ai i PBDNJ-së Vangjel Dule kanë përshëndetur këtë nismë dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Reforma zgjedhore pritet të përfundojë në fund të muajit prill dhe deri tani partitë e mëdha PD-PS kanë rënë dakord që në zgjedhjet e ardhshme numërimi të bëhet elektronikisht. /F.Stafa/