E Shtunë, 31 Tetor 2026

I erdhi radha kultures

Jam shume i lumtur qe edhe kryeministri i vendit Zoti Sali Berisha i dha nje rendeesi te vecante zhvilimit kulturore per zhvillimin ekonomik te vendit tone. Konferenca e zhvilluar per trashigimnine kulturore nga ministria e kultures me pjesmarrjen e Kryeministrit te vendit i dha prioritet te plote kultures dhe trashigminise kulturore. Ideja se kultura dhe turizmi do ta zhvilloje Shqiperine eshte e hedhur nga specialistet amerikane te zhvillimeve kulturore dhe demografike qe para 5 vitesh. Kjo ishte nje ide dhe projekt i studiuar nga studentet me te mire te universiteteve amerikane te cilet na dhane nga eksperiencen e tyre mbas nje sondazhi ne te gjithe Ballkanin Jug-perendimore.

Deshtimi i idese per ta pare Shqiperine here si vend bujqesore here si vend blegtoral ose industrial nuk eshte vetem nje deshtim kombetare po edhe rajonal. Ne kete kontekst po sjell nje shembull shume signjifikativ ideja e gjermaneve per te sjelle Wolksvagenin ne Bosnje deshtoi totalisht. Sot krahas tentativees per stabilitet politik dhe demokratizim te Bosnje Herzegovines kultura eshte vene ne prioritetet e zhvillimit te ketij vendi. Megju Gori Ura e Mostarit piktura dhe arti jane pikat te cilat promovohen nga Bosnje-Herzegovina per turizmin kulturore i cili eshte pjese e paketes per stabilitet ne vendin me probleme etnike-politike.

Specialistet e kultures dhe zhvillimit atje po tentonin qe nepermjet kultures galerive te artit muzikes te sillnin zhvillimin ekonomik shpirteror dhe politik.

Po a mund te krahasohet Bosnje Herzegovina me mrekullite tona kulturore 5000 vjecare sic u shpreh kryeministri ne konferencen per trashegimnine

Pasuria e jone shpirterore dhe njerezore eshte disa here me e madhe se ne te gjithe rajonin e Ballkanit. Kete e them me bindjen e specialistit te zhvillimit dhe kultures. Kam projektuar Komisionin e artit sipas eksperiences amerikane dhe jam ideator i disa projekteve shume te medha lokale dhe rajonale. Burimet njerezore shpirterore dhe kulturore jane disa here me te medha se ne te gjitha vendet e Ballkanit jug-perendimore. Por problemi qendron se sa neve do te dime ti zhvillojme dhe projektojme keto mrekulli duke i kthyer ne vlera materiale dhe vlera te verteta kulturore. Nuk do te vine malazezet boshnjaket kroatet serbet te na i i zhvillojne dhe menaxhojne keto vlera. Kapitalizmi eshte konkurence e paster. Jemi neve ato qe duhet te vrasim mendjen qe ta zhvillojme Shqiperine nga keto vlera te mrekullueshme. Ka kultura boterore te cilat e nxjerrin paren nga guri. Neve kemi mundesi ta nxjerrim Paren nga Ari

Kultura jone manastiret tona ikonat tona gjuha jone muzika e jone serioze dhe etnike fotoja e jone teatri i jone gjellet tona natyra e jone jane burime te pashtershme per zhvillim dhe ekonomi. Nje dicka eshte e sakte neve nuk kemi nevoje per imazh neve kemi gjera reale genuine. Shqiperia eshte ketu prej mijera vjetesh keshtu qe kultura eshte ketu po prej mijera vjetesh

Po sjell disa shembuj nga Shkodra p.sh bicikleta e pare foto e pare banda e pare Rozafa Kisha e madhe Xhamija e plumbit kenga pop shkodrane Harpagoni muzika e lehte e shkodres serenatat krapi i Shkodres njilat e shkodres barcaleta e shkodres dialekti geg kompozitoret e medhenj shqiptare e me qindra shembuj te cilet jane te pafund

Po sa te tille shembuj ka ne Lezhe Kruje Tirane Durres Apoloni Korce Berat Gjirokaster Sarande

Jam i lumtur qe i erdhi radha kultures

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›