Pse te mos jemi nacionaliste

Paralelisht me nocionin nacionalist ne
publicistiken tone te perditshme hasim edhe ne nje term tjeter patriot qe
ne shikim te pare na duket se kemi te bejme me sinonimin e te pares. Por edhe
pse ne esencen e domethenies se ketyre dy fjaleve eshte brumi i njejte ato
patjeter duhet dalluar si dedikime me kuptime logjikisht te ndryshme sepse
nacionalizmi shpreh bindjen e thelle te ndjenjes se krenarise ndaj perkatesise
vetjake kombetare dhe eshte teresisht e natyres emocionale. Ndersa ne anen
tjeter patriotizmi pervec anes emocionale si bindje nenkupton edhe veprimin
konkret te angazhimit ne kete drejtim. Pra te jemi me pragmatike
nacionalistet tregohen ne bindje ndersa patriotet ne veprime. Andaj vete
fakti se keto dy nocione si domethenie mes vete kane lidhshmeri koherente
patriotizmi tregohet si niveli me i larte i nacionalizmit te kurorezuar ne veprim.
Nga Adnan Abrashi
Nga te gjitha fjalet e terminologjise se
popullarizuar politike gjithnje me ka pelqyer termi nacionalist e
vecanerisht nacionalist shqiptar. Kur nuk jam ngurruar te paraqitem se jam
ky perkundrazi jam krenuar kur ne disa raste me cilesonin ashtu. E nese
ndonjehere kam qene ne hamendje rreth ketij etiketimi atehere shkaku mund
te kete qene vetem dyshimi se vertet sa e kam merituar kete epitet te larte dhe
madhor
Ta dush veten si popull te ndjehesh krenar per ate cka je dhe te angazhohesh
ne drejtim te realizimit te synimeve kolektive te etnitetit tend ne asnje
menyre nuk nenkupton urrejtjen ndaj te tjereve por perkundrazi eshte cytje e
natyrshme ne drejtim te ngritjes se vetes kah e lartesuara e pergjithshme gjithenjerezore.
Nderimi i vetvetes perhere rrezaton siguri dhe sinqeritet dhe kjo gjendje
regjistrohet qarte edhe si shprehje e respektit ndaj te tjereve.Pa
ushtruar ta dashurosh veten si mund te dish ti duash te tjeret Me thoni a
nuk eshte e vertete kjo
Nese me bindje te forte do te kultivojme nje dashuri te shendoshe ndaj vetes
atehere ska dyshim se edhe te tjeret do te na duan ne dhe ne ata.
Mbivleresimi i te tjereve dhe dyshimi i formuar ndaj vlerave vetjake ne asnje
menyre nuk eshte altruizem apo internacionalizem por nje nxitje e shkaktuar
nga kompleksi i vleres se ulet shprehur si nihilizem paranoik.
Nese kuptimin e nacionalizmit e analizojme me thellesisht aty kurrsesi nuk do
te verejme mangesine e altruizmit perkundrazi kjo ndjene e dashurise ndaj
vetes dhe vlerave vetjake do te reflektoje sigurine dhe mirebesimin edhe me te
madh ne raportet tona me te tjeret.
Me keqardhje duhet te konstatoj se shumica prej nesh e vecanerisht mjaft
intelektuale publiciste politikane dhe te tjere qellimisht apo nga lajthimi
nocionin nacionalizem ne perdorimin praktik e orientojne kah domethenia e
SHOVINIZMIT i cili ne fakt ka te beje me nje egocentrizem kolektiv te
shfaqur ne trajten me reaksionare dhe me te shfrenuar qe shpreh nje kolektivitet
i cili shpall epersine e vet mbi popujt tjere duke nxitur e ndezur armiqesite
grindjet dhe urrejtjet ndermjet kombeve e racave te ndryshme.
Paralelisht me nocionin nacionalist ne publicistiken tone te perditshme hasim
edhe ne nje term tjeter patriot qe ne shikim te pare na duket se kemi te
bejme me sinonimin e te pares. Por edhe pse ne esencen e domethenies se ketyre
dy fjaleve eshte brumi i njejte ato patjeter duhet dalluar si dedikime me
kuptime logjikisht te ndryshme sepse nacionalizmi shpreh bindjen e thelle te
ndjenjes se krenarise ndaj perkatesise vetjake kombetare dhe eshte teresisht e
natyres emocionale. Ndersa ne anen tjeter patriotizmi pervec anes emocionale
si bindje nenkupton edhe veprimin konkret te angazhimit ne kete drejtim. Pra
te jemi me pragmatike nacionalistet tregohen ne bindje ndersa patriotet ne
veprime. Andaj vete fakti se keto dy nocione si domethenie mes vete kane
lidhshmeri koherente patriotizmi tregohet si niveli me i larte i nacionalizmit
te kurorezuar ne veprim.
Me qellim qe ti kemi sa me kuptimplote keto dy shprehje reciprokisht te
nderlidhura mes vete eshte e paevitueshme te mos i permendim edhe dy
surrogate terminologjike qe ne praktiken e teorise politike kane te bejne
edhe me dy domethenie te reja konkretizuese patriotizmin dhe nacionalizmin
ekstrem.
Nisur nga nje logjike e pergjithshme se cdo bindje apo veprim i tepruar mund te
kaloje ne formen e shprehjes se saj ekstreme edhe nacionalizmi dhe patriotizmi
mund te kene kuptimet e veta te skajshme. Por nese keto nocione i trajtojme ne
kornizat e tyre te veprimit hapesinor - kohor atehere ato nuk duhen te
konsiderohen aspak si te demshme. Bile-bile ne momente te caktuara edhe teper
te nevojshme. Ne fakt kemi te bejme vetem me nje interpretim te aplikuar
gabimisht i cili varesisht prej vendit dhe momentit te perdorur devijon ne
drejtim te domethenies se shovinizmit.
Nje mundesi e shfaqjes se nacionalizmit dhe patriotizmit ekstrem tek ne
shqiptaret do ta kushtezoje vetem ekstremiteti i rrezikimit te qenies sone
kombetare dhe agresiviteti i shprehjes se saj ne rend te pare ne planin
regjional hapesinor varesisht nga raportet nderfqinjesore dhe nga ana
tjeter varesisht nga politikat globale dhe qendrimit nderkombetar ndaj
nesh.
Ne kuadrin e ngjasimeve te gabuara te praktikes terminologjike ne kete
kontekst na paraqitet edhe nje term tjeter- FASHIZMI i cili gjate definimit
te shkalles dhe intensitetit te percaktimit te nje nacionalizmi shpesh
perdorohet nga ana e teorise analitike.
Fashizmi eshte ideologji ne thelb teresisht shoviniste e instaluar ne
organizimin shteteror si sistem dhe i ngritur mbi principet e mbivleresimit te
vlerave vetjake. Pra sikurse cekem tek nacionalizmi qe ishte si bindje dhe
patriotizmi si veprim edhe ne kete rast do ti kemi dy kuptime shovinizmin si
bindje dhe fashizmin si veprim. Pra fashizmi ndertohet mbi bindjet shoviniste
dhe ne praktike shprehet nga pozitat e pushtetit te instaluar mbi keto baza
ideologjike.
Pozicionimi i shqiptareve pa marre parasysh nivelin e nacionalizmit dhe
patriotizmit te tyre kurre dhe ne asnje menyre nuk mund te arrije shkallen e
fashizmit sepse ajo ne thelb nuk eshte shoviniste dhe luften qe eshte edhe
nje karakteristike e fashizmit do ta perdore vetem si kunderpergjigje gjate
rrezikimit eventual te integritetit te vet qenesor dhe territorial.
Sot te gjitha popujt e botes me shtetesi te instaluara funksionale gjate
rrjedhave historike te evoluimit te tyre i kane kaluar fazat vetjake te
nacionalizmit dhe patriotizmit edhe me ekstrem. Kjo tendence edhe pse sot na
duket si siperfaqesore ne keto shtete quaja moderne ende nuk eshte zhdukur ne
teresi por vetem eshte transformuara ne nje kahje tjeter. Meqe praktikisht
keto shtete e kane te instaluar shtetesine e vet me te gjitha elementet e
funksionimit te persosur dhe ata ne kuptim klasik te fjales nuk ndjejne me
ndonje kanosje ndaj qenesise se tyre nacionale. Ne keto rrethana nacionalizmi
dhe patriotizmi i tyre eshte i orientuar ne drejtim te zhvillimit dhe prosperitetit
shoqeror-politik dhe ekonomik te etnitetit vetjak.
Patjeter se dikur edhe nacionalizmi dhe patriotizmin yne do ti ngjasoje
ketyre shteteve por vetem kur edhe ne ta arrijme nivelin e plote te
sovranitetit tone kombetar dhe si te mevetesishem permes vullnetit tone te
lire mund ti shkrijme disa elemente te ketij sovraniteti edhe ne emer te
integrimeve te paevitueshme evropiane dhe internacionale qe jane ne zhvillim e
siper. Andaj elementet e nacionalizmit dhe patriotizmit ekzistojne tek cdo
popull por menyra forma cilesia dhe kahja e shprehjes se tyre varen nga
vete realiteti konkret i gjendjes se atij populli.
Ne sot ne asnje menyre nacionalizmin dhe patriotizmin tone nuk duhet krahasuar
me modelet e shteteve te ndryshme te zhvilluara por me perkushtim te plote
duhet punuar ne drejtim te ngritjes sa ma te madhe te kesaj ndjenje tek masat
tona.
Arsyet dihen ne ende nuk jemi te lire ne ende nuk mund te vetevendosim per
fatin tone dhe ne ende nuk e kemi ne funksion shtetin me kuptimin e plote te
fjales
Nacionalizmi i mirefillte shqiptar dhe normalizimi i botekuptimit ne raport me
te tjeret do te kete edhe sprova nga me te ndryshmet.
Pa marre parasysh cilesimet qe do te behen me kete rast per qendrimet tona
nacionaliste dhe patriotike nga qarqet e ndryshme nderkombetare e posacerisht
si me agresive ato do te vijne nga Serbia kembengulesia jone ne keto
principe patjeter do ta neutralizoje kete botekuptim te gabuar dhe me kohe ajo
do te promovohet si nje ceshtje standarde e realitetit te ndryshuar te nje
qasjeje tjeter ndaj saj.
Ne kete moment historik tejet te rendesishem per ne duhet ta dime patjeter se
Kosova gjeografikisht kufizohet me Serbine e cila gjenetikisht eshte dhe
mbetet nje shtet shovinist dhe antishqiptar. Ajo kurre nuk ka hequr dore dhe as
qe do ta beje kete ndonjehere ne synimet e saja per rikolonizimin e
Kosoves.Andaj duke pasur per baze kete realitet ne si shqiptare edhe ne
te ardhmen patjeter duhet punojme ne drejtim te permbarimit te qellimit tone te
fundit bashkimin e te gjitha tokave te shkaperderdhura shqiptare ne nje shtet
te natyrshem dhe unik.
Tek atehere ne Ballkanin e trazuar do te kemi nje balance te forcave
kunderthenese e cila do te behet pretekst i forte qe Serbia te heqe dore nga
keto plane te erreta kolonialiste ndaj trojeve shqiptare. Po ashtu ne keto
rrethana te rikrijuara edhe nacionalizmi dhe patriotizmi shqiptar vetvetiu do
te evoluoje kah prototipet si te shteteve ekzistuese moderniste.
Dhe per fund me plot te drejte mund te konstatojme se nacionalizmi dhe
patriotizmi shqiptar na nevojiten ende dhe per nje kohe te gjate. Prandaj
kurre te mos ngurrohemi te jemi ata
Shkrim i derguar nga autori