Ne kerkim te rolit...

Me rastin e 10-vjetorit te Rezolutes 13 25 se Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara te henen ne Prishtine eshte mbajtur nje tryeze me temen Fuqizimi i grave ne proceset e vendimmarrjes paqes dhe sigurise. Lidhur me kete zyrtare te Qeverise ne doreheqje dhe perfaqesues te mekanizmave nderkombetare kane thene se ne Kosove eshte arritur nje progres ne kete drejtim por ende mbetet pune per tu bere.
Institucionet kosovare jane munduar qe te zbatojne Rezoluten 13 25 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara kane thene zyrtare te Qeverise ne doreheqje me rastin e 10-vjetorit te kesaj rezolute.
Ne nje tryeze te organizuar nga Ministria e Administrates Publike me temen Fuqizimi i grave ne proceset e vendimmarrjes paqes dhe sigurise ministrja ne doreheqje Edita Tahiri ka thene se pozita e grave ne vendimmarrje nuk eshte e kenaqshme ne Kosove por Rezoluta 13 25 ka dhene disa rezultate inkurajuese.
Ne qofte se do te kemi me shume gra ne vendimmarrjen politike ato automatikisht bartin ndikimet e tyre ne politikat nacionale. Dhe ne kemi nevoje qe agjenda e gruas te mberrije ne krye te agjendes nacionale te shtetit tone e cila me pas do te mund te zbatohet me lehte ka thene Tahiri.
Edhe Fehmi Mujota minister ne doreheqje ne Forcen e Sigurise se Kosoves ka thene se ne kete kuader kjo ministri eshte e perkushtuar qe ne periudhen e ngritjes dhe zhvillimit te metejme te Forces se Sigurise te kete perfshirje me te madhe te femrave.
Perfshirja e femres ne kete force sipas Mujotes konsiderohet obligim dhe permbushje e misionit dhe funksionit te saj sipas kritereve dhe standardeve te NATO-s. Mujota ka shpjeguar se ne Ministrine e Forces se Sigurise rreth 32 per qind e te punesuarve jane te gjinise femerore.
Angazhimi yne permanentet eshte qe te kemi perfshirje me te madhe te gjinise femerore ne FSK. Dhe mund tju siguroj se kalimi i femrave ne FSK behet me kritere te njejta sikurse per meshkuj te gjitha kriteret dhe standardet jane te barabarta. Dhe nuk mund te flasim vetem per nje perfshirje numerike sipas asaj qe deshirojme si fiksion por eshte nje perfshirje reale e femres sipas kritereve dhe standardeve qe ploteson ka theksuar Mujota.
Ndryshe Rezoluta 13 25 e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara perfshin tri shtylla veprimi parandalimin e dhunes vecanerisht dhunen seksuale ndaj grave ne situata te konflikteve te armatosura pjesemarrjen e grave gjate negociatave per paqe dhe ne ndertimin e paqes si dhe ndjekjen penale te kundervajtjes dhe te atyre qe kane kryer krime mbi grate.
Por Osnat Lubrani koordinatore e Agjencive te Organizates se Kombeve te Bashkuara per Zhvillim dhe Perfaqesuese e Perhershme e UNDP-se ne Kosove ka thene se perfaqesimi i femres ne vendimmarrje ne Kosove vazhdon te jete nje sfide e madhe.
Duke mos lene anash as faktin se ka nje numer femrash qe marrin pjese ne vendimmarrje megjithate ka nevoje per nje perfaqesim me te madh ne kete fushe eshte shprehur Lubrani per te shtuar se duhet te mendohet per perfaqesimin e femres jo vetem ne politike por edhe ne fusha tjera si ne ekonomi etj.
Vitin e kaluar Rrjeti i Grupeve te Grave te Kosoves kishte bere nje raport per monitorimin e zbatimit te Rezolutes 1325 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Ne kete raport thuhet se perfshirja e grave ne jeten publike eshte dukshem nen nivel posacerisht ne politike dhe ekonomi.
Ne strukturat politike qeveritare shoqerite civile dhe institucionet nderkombetare qe veprojne ne Kosove shumica e pozitave vendimmarrese mbahen nga burrat. Grate jane me te prekura nga papunesia varferia dhe mungesa e qasjes ne arsim.
Sa u perket mekanizmave ligjore per barazi gjinore thuhet ne raport Kosova radhitet ne vendin e pare ne rajon mirepo ekziston nje zbrazeti e madhe ne zbatimin e tyre.