E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja ne veriun e Kosoves e qete por e tensionuar

Gjendja ne veriun e Kosoves raportohet e qete por me tensione te larta. Rruget qe cojne ne vendkalimet kufitare me Serbine ne veri jane te bllokuara nga protestuesit serbe te cilet edhe gjate nates se kaluar perforcuan barrikadat perfshire edhe ato ne uren kryesore ne lumin Iber qe shenon vijen ndarese te qytetit te Mitrovices ne veriun me shumice serbe dhe jugun me shumice shqiptare.

Oficeret e policise kufitare dhe doganave te Kosoves dhe te Misionit te Bashkimit Evropian u vendosen dje ne dy vendkalimet e diskutueshme ne Jarine dhe Bernjak ne perpjekjet per te vendosur sundimin e ligjit ne frymen e marreveshjes se arritur ne fillim te shtatorit ndermjet Kosoves dhe Serbise per njohjen e vulave doganore.

Autoritetet ne Prishtine thane se operacioni i djeshem i EULEX-it dhe qeverise se Kosoves nuk eshte i drejtuar kunder serbeve ne veri. Forcat e NATO-s po mbajne te mbyllura dy vendkalimet kufitare ndersa ne afersi te tyre jane ngritur barrikada nga serbet lokal. Operacioni po kundershtohet nga Beogradi dhe serbet lokal te cilet po qendrojne ne barrikada.

Jemi te vendosur te qendrojme ketu dhe te luftojme per te drejtat tona dhe per interesat e shtetit tone per punen jeten dhe femijet tane e te ardhmen ne tyre thote Jelena nje banore serbe ne veri.

Beogradi ka akuzuar Prishtinen per nxitje te dhunes ne veri ndersa ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian dhe trupat e NATO-s per mbeshtetjen e veprimeve te autoriteteve te Prishtines.

Shefi i delegacionit te Serbise ne bisedimet me Kosoven Borisllav Stefanovic tha se qeveria e tij i ka derguar Bashkimit Evropian nje plan per vendkalimet kufitare ne veri ne te cilin parashihet qe te mos kete prani te personelit shqiptar nje kerkese kjo e papranueshme per Prishtinen.

Operacioni eshte mbeshtetur nga Bashkimi Evropian si dhe diplomatet perendimore ne Kosove. Ambasadori britanik Ian Cliff tha sot ne Gracanice afer Prishtines se Kosova eshte nje njesi doganore dhe eshte e natyrshme qe kjo te vleje ne te gjitha vendkalimet kufitare.

Ne mbeshtesim teresine tokesore dhe sovranitetin e Kosoves qe perfshine edhe veriun. Sipas rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te ciles Serbia i referohet sa here i duhet e gjithe Kosova perfshire edhe veriun eshte  nje zone e vetme doganore dhe eshte krejt e natyrshme qe kontrolli doganor te vendoset edhe ne veri ashtu sikunder ishte edhe me pare. Kjo eshte rruga per te luftuar kontrabanden dhe nuk eshte i drejtuar kunder njerezve te zakonshem ne veriun e Kosoves tha ambasadori britanik.

Nderkaq zevendeskryeministri i Kosoves Slobodan Petrovic shfaqi shpresen per shtendosjen e situates ne veri duke bere thirrje per shmangie te cdo forme te nxitjes se tensioneve ne ate pjese.

Besoj qe situata ne veri do te qetesohet dhe eshte me rendesi qe kjo te mos pasqyrohet ne pjesen jugore. Pres qe qytetaret tane ne Kosove te jene te vetedijshem per situaten serioze dhe sigurisht se cdo deklarate qe do te nxiste tensione mund te jete teper e demshme. Besoj ne suksesdhe pres qe bashkesia nderkombetar do te jap ndihmesen e saj dhe pres qe te gjithe qe jetojme ne Kosove dhe rajon do te kemi me shume arsye per optimizem dhe suksese tha zevendeskryeministri Petrovic.

Operacioni i djeshem ne veri u pasua me vendimin e autoriteteve te Prishtines qe te lejohet importimi i mallrave nga Serbia i cili qe ndaluar me 20 korrik. Zyrtare te doganave te Kosoves thane se eshte lejuar hyrja e maunave me mallra nga Serbia por ende nuk eshte regjistruar ndonje veprim i kundert. Autoritetet ne Prishtine thane se do te rivendosin masat e ndalimit te importeve nga Serbia nese kjo e fundit nuk lejon eksportet nga Kosova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›