Tahiri: Doganat në veri kapitull i mbyllur
PRISHTINE- Shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri deklaron se Kosova asnjëherë nuk do të bisedojë për çështjen e pikave doganore në veri dhe se kjo çështje është kapitull i mbyllur një herë e përgjithmonë.
Në një prononcim përmes telefonit për Kosovapress ka thënë se rrethi i ardhshëm i dialogut me palën serbe në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, do të mbahet më 27-28 shtator dhe aty do të diskutohet për tema që kanë mbetur nga radhët e kaluara pa përfunduar si telekomunikacioni e energjia.
“Në bazë të propozimit të ndërmjetësit të BE-së Kuper, takimi i radhës është paraparë më 27 dhe 28 shtator dhe ne si Qeveri e Republikës së Kosovës si palë në këto bisedime kemi konfirmuar se jemi të gatshëm. “Në fakt qëllimi i këtij dialogut është i karakterit teknik. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore pse ne si Qeveri e Kosovës e kemi pranuar dialogun, prandaj edhe dialogu do të bëjë fjalë për temat praktike jo për çështje politike”, është shprehur Tahiri.
Deklarata e Tahirit vjen menjëherë pasi zyrtarët e Beogradit, shefi i delegacionit negociator Stefanovic dhe ministri i Brendshëm Dacic deklarojnë se do i kërkojnë BE-së që cështja e pikave doganore në veri të ishte temë diskutimi në dialogun Prishtinë- Beograd.
(s.g/BalkanWeb)