Kroaci, BE dorëzon dokumentin e traktatit të anëtarësimit
ZAGREB- Kryeministri polak Donald Tusk, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, i dorëzoi sot homologes kroate, Jadranka Kosor, një projekt traktat për anëtarësimin e Kroacisë në bllokun evropian, një dokument që pritet të nënshkruhet në dhjetor.
"Sot, kur shumë politikanë dyshojnë për të ardhmen e BE-së, hyrja e Kroacisë është një injektim i rëndësishëm optimizmi që rikthen besimin në të ardhmen e BE-së", deklaroi Tusk, gjatë një konference shtypi në Zagreb.
"Bashkimi Evropian ka kuptim", shtoi Tusk, në polonisht, deklaratat e të cilit u përkthyen në kroatisht.
Tusk i dorëzoi kryeministres kroate një projekt dokument të traktatit të anëtarësimit, i hartuar në anglisht dhe që duhet të përkthehet, përpara nënshkrimit, në kroatisht dhe në gjuhët e tjera zyrtare të BE-së.
Kroacia i përfundoi më 30 qershor bisedimet e anëtarësimit në BE, të filluara në vitin 2005, dhe pritet të bëhet anëtari i 28-të i bllokut evropian më 1 korrik 2013.
Ajo do të jetë e dyta ndër gjashtë ish-republikat jugosllave që bashkohet me BE-në, pas Sllovenisë, anëtare e Bashkimit Evropian që më 2004-n.
"Përpjekjet e mëdha të bëra nga qeveria juaj do të shpërblehen në të ardhmen. Po jua them këtë si polak që po përfiton prej disa vitesh, ashtu si dhe të gjithë bashkëpatriotët e mi, nga fakti që Polonia është anëtare e Evropë së bashkuar", deklaroi Tusk.
"Marrja e dokumentit të traktatit të anëtarësimit është për vendin tim një moment historik gëzimi dhe lumturie", deklaroi Kosor.
"Kroacia po bën sot një hap shumë të madh drejt BE-së. Mbyllja e bisedimeve të anëtarësimit tregon se reformat janë bërë dhe se ato po sjellin rezultate", vazhdoi ajo.
"E kemi realizuar objektivin tonë strategjik", shtoi Kosor.
Përpara nënshkrimit, dokumenti i traktatit të anëtarësimit do të miratohet nga Parlamenti Evropian, normalisht në fillim të dhjetorit.
Data e nënshkrimit nuk është përcaktuar ende, por kjo ceremoni duhet të zhvillohet përpara fundit të vitit, pas zgjedhjeve legjislative kroate të parashikuara për më 4 dhjetor.
(s.g/atsh/BalkanWeb)