E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa fiskale 2012, taksat nuk rriten Luljeta Ndoka

Paketa fiskale per vitin 2012 nuk do te kete ndryshime, te pakten jo thelbesore. Keshtu eshte shprehur per gazeten “Koha Jone” Sherefedin Shehu, ekspert ne fushen e financave. Sipas Shehut, ne thelb, paketa e re fiskale eshte si e vitit te kaluar, me perjashtim te disa propozimeve te vogla per amendime. Kesisoj, paketa e re, qe pritet te vije shume shpejt ne Kuvend, nuk parashikon rritje taksash, por vetem disa permiresime ne procedurat tatimore, nepermjet te cilave synohet te rritet efikasiteti i mbledhjes se taksave. Keto permiresime perfshijne ligjin e akcizave, te kasave fiskale. Ne fakt, nje nga ndryshimet e paketes fiskale per vitin 2012, ne krahasim me ate te vitit aktual, ka te beje me taksen e makinave dhe gjithashtu, tabelen e re te cmimeve te produkteve te akcizes. Sipas projektit te Ministrise se Financave, “ndryshimet e ligjeve tatimore do te vijojne drejt perafrimit me kuadrin ligjor te harmonizuar te BE-se per taksimin indirekt, TVSH-ne dhe akcizen. Ne fushen e tatimeve direkte, ndryshimet ligjore do te respektojne parimet e vendosura ne Kodin e Etikes evropiane per taksimin e kompanive, si dhe te Small Business Act”. Sipas ministrise, efekte mbi te ardhurat priten edhe nga permiresimi ne administrimin dhe mbledhjen e te ardhurave. Ketu elementi me i rendesishem eshte perfundimi i procesit te pajisjes me kasa regjistruese te bizneseve dhe perdorimi i rregullt i tyre per regjistrimin e transaksioneve qe kryhen me para ne dore. Sistemi fiskal dhe taksat kryesore qe mbushin arken e shtetit, edhe vitin qe vjen, do te jene ne proces reformimi. Ministria e Financave ka bere planin ku spikasin synimet kryesore ne sistemin e taksave. Me e rendesishmja lidhet me faktin se kete vit nisin procedurat per perafrimin e kuadrit ligjor per TVSH-ne, akcizen dhe tatimin mbi te ardhurat me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ne fushat e taksimit direkt dhe indirekt, cka nenkupton nderhyrje cilesore dhe sasiore ne TVSH dhe akcize, per t’i sjelle ato ne nivelet evropiane, si nje kusht qe lind nga permbushja e detyrimeve te anetaresimit. Ministria e Financave, ne programin fiskal per dy vjetet ne vazhdim, do te hartoje nje ligj te ri integral te TVSH-se, ne perputhje te plote me direktiven 6 te KE-se. Pergatitja e ketij ligji te ri do te behet me asistencen teknike te Komisionit Evropian dhe do te nise kete vit, per te perfunduar ne qershor 2012. Ministria e Financave, gjate publikimit te objektivave te punes per vitin 2011, ka njoftuar se nderhyrja per pershtatjen e skemes se TVSH-se me ate te BE-se, ka nisur kete vit. Ne fakt, hapat jane ndermarre edhe ne dy vitet e shkuara, kur arsimi dhe shendetesia jane perjashtuar nga TVSH-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›