Gjendje e jashtëzakonshme në Egjipt, Vëllazëria Myslimane: 2200 të vrarë
KAJRO- Të paktën 124 manifestues mbetën të vdekur sot, pas një operacioni policor, që filloi për të shpërndarë dy manifestime të përkrahësve të presidentit islamik të larguar, Mohamed Morsi, në Kajro, bënë të ditur burime mediatike vendase.
Ky bilanc, në sheshin "Al-Adawija", ku manifestuesit janë vendosur për më tepër se një muaj, nuk merr në konsideratë numrin e të vdekurve gjatë protestave të tjera në Kajro, në sheshin "Nahda" dhe as ato gjatë përleshjeve të tjera në vend.
Ndërkohë Vëllazëria Myslimane pretendon se ka të dhëna për të paktën 2200 protestues të vrarë dhe rreth 10 mijë të plagosur.
Zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 56 viktima dhe 526 të plagosur, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës për një muaj.
SHPALLET GJENDJE E JASHTEZAKONSHME PER NJE MUAJ
Presidenca egjiptiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj në të gjithë vendin dhe urdhëroi forcat e armatosura që të ndihmojnë Ministrinë e Brendshme për të garantuar sigurinë në vend.
VRITEN NJE KAMERAMAN DHE NJE GAZETARE
Kameramani i “SkyneWs” Mick Deane 61 vjeç, u vra sot në Kajro gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë. Mediat bëjnë të ditur se gazetarja 26-vjeçare e “Xpress”, Habiba Ahmed Abd Elaziz, ka mbetur gjithashtu e vdekur.
VRITEN VAJZAT E DY LIDERËVE TË LËVIZJES ''VËLLAZËRIA MYSLIMANE''
Asma El Beltagui, vajza e sekretarit të përgjithshëm të partisë ''Drejtësi dhe Liri'', të lëvizjes ''Vëllazëria Myslimane'' dhe Hasfa Shater, së bashku me bashkëshortin e saj, vajza e numrit dy të kësaj vëllazërie fetare, Khairaht Shater, aktualisht në burg, kanë mbetur të vdekura në përleshjet e ndodhura në sheshin ''Rabaa el Adaëiya'', njoftuan burime nga ''Vëllazëria Myslimane''.
IMAMI I LARTË I AL AZHAR BËN THIRRJE PËR FUNDIN E GJAKDERDHJES
Imami i Lartë i Al Azhar, Ahmed Al-Tayeb ka bërë thirrje për fundin e dhunës dhe gjakderdhjes, ku u kërkoi të gjitha palëve të shkojnë në rrugën e moderuar dhe dialogun.
Dje, imami u ofrua për të ndërmjetësuar bisedimet mes dy palëve dhe Vëllazëria Myslimane ka deklaruar se do të ishin të hapur për bisedime, por pa Al-Tayeb, pasi imami mbështeti largimin e presidentit Mohamed Morsi nga forcat e armatosura.
ASHTON U BËN THIRRJE FORCAVE TË RENDIT PËR VETËPËRMBAJTJE
Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, shprehu sot shqetësimin e saj të madh pas ndërhyrjes së përgjakshme të autoriteteve egjiptiane ndaj mbështetësve të presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsi duke u bërë thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje.
"U bëj thirrje forcave të rendit të vetëpërmbahen si dhe të gjithë qytetarëve egjiptianë të mos bien pre e provokimeve të përsëritura dhe të shmangin përshkallëzimin e dhunës", citon komunikata e Ashton.
"Përleshjet dhe dhuna nuk janë rruga drejt zgjidhjes së çështjeve kyçe politike", theksoi përfaqësuesja e BE-së për Punët e Jashtme.
Duke theksuar rëndësinë e dialogut mes të gjitha palëve të përfshira, ajo rikujtoi domosdoshmërinë e krijimit të një qeverie civile dhe sigurisë së funksionimit të institucioneve demokratike.
"Në të njëjtën kohë, të gjitha palët duhet të pranojnë përgjegjësinë e tyre në mënyrë që manifestimet të jenë më paqësore dhe t'i jepet fund nxitjes së dhunës", shtoi ajo.
ERDOGAN: OKB-ja DHE LIDHJA ARABE TË NDALIN MASAKRËN NË EGJIPT
Qeveria turke ka nxitur komunitetin ndërkombëtar të ndërhyjë menjëherë ''për të ndalur masakrën në Egjipt'', theksohej në një komunikatë të kryeministrisë turke, të bërë sot.
''Këshilli i Sigurimit në OKB dhe Lidhja Arabe duhet të ndërhyjnë në mënyrë emergjente për të ndalur masakrën në Egjipt'', deklaroi pak më parë kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.
(er.nu/BalkanWeb)