E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendje e jashtëzakonshme në Fukushima

Centrali bërthamor i Fukishimës është tronditur nga shpërthimi. Disa njerëz janë plagosur, ndërsa ka njoftime se radioaktiviteti është rritur jashtë centralit.

Kryeministri Naoto Kan, i cili ka vizituar zonën me helikopter, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Fukushima.

Mediat japoneze raportojnë se dhjetëra mijëra njerëz tashmë janë evakuar nga rajoni. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve pas tërmetit të së premtes, i cili besohet të ketë marrë mbi 1300 jetë.

Mbi 5.6 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi një milion të tjera pa ujë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›