E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, 9 mijë e 500 persona të zhdukur në Minamisanriku

Japonia po përballet me një rrezik bërthamor, ndërkohë që numri i viktimave mbetet i pacaktuar. Më shumë se 1 mijë e 300 persona njoftohen se mund të kenë vdekur. Shifrat publikohen nga mediat japoneze, të cilat bëjnë me dije se bilanci mund të rritet për shkak të numrit të madh të personave që rezultojnë të zhdukur.

Një televizion lokal ka njoftuar se rreth 9 mijë e 500 persona mungojnë në qytetin e Minamisanriku në prefekturën e Miagit.
 

Ushtria japoneze njoftoi se në portin e Rikuzentakata, gjeti rreth 300 deri në 400 trupa të rrëmbyer nga tsunami. Ky port gjendet në prefekturen e Ieate, e cila është një nga më të goditurat nga tsunami.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›