E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Fukushimë, nuk ka rrjedhje atomike

Autoritetet japoneze thanë se shpërthimi në centralin bërthamor të Fukushimës ka shkatërruar ndërtesën ku ishte vendosur reaktori atomik.

Zëdhënësi i qeverisë, Juko Edano, tha se niveli i rrezatimit rreth uzinës nuk është rritur, pavarësisht pohimeve të mediave.

Megjithatë, raportet flasin për dhjetëra mijëra njerëz të evakuuar. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve pas tërmetit të së premtes, i cili besohet të ketë marrë mbi 1300 jetë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›