E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresistja Gifords me përparime të dukshme

Mjekët thonë se kongresistja amerikane, e cila u qëllua në kokë nga një person i armatosur në Arizona, ka bërë përparime të dukshme në shërimin e saj.

Mjeku Dong Kim tha se Gabriell Gifords tani mund të flasë fjali të plota, por të shkurtra, mund të ecë me ndihmë dhe tregon emocione pozitive.

Megjithatë, thuhet se Gifords ende nuk e kujton ngjarjen e 8 janarit në Arizona.

Nga ky sulm u vrane gjashtë persona dhe plagosi mbi 10 të tjerë, ndërsa autori i dyshuar këtë javë u vetëdeklarua i pafajshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›