E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendje emergjente në një qytet të Kazakistanit

Presidenti Nazarbaev,  ne dekretin i cili e lëshoi sot, thotë se gjendja emergjente në qytetin Zhanaozen do të zgjasë deri me 5 janar të vitit 2012.

Në një takim emergjent në këshillin e tij të sigurimit, ai tha se situata në Zhanaozen duhet të vihet nën kontroll menjëherë, gjithashtu ai theksoi në një mënyrë të ashpër dhe u betua se autorët e trazirave do të dënohen rëndë.

Sipas burimeve të autoriteteve në vend, bëhet e ditur se gjatë trazirave të djeshme kanë humbur jetën dhjetë persona, dhe janë lënduar 75 të tjerë, të cilët janë dërguar nëpër spitale, në mesin e të cilëve edhe gjashtë oficerë të policisë. /L.F/Start/

                                                                                             2011-12-18 11:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›