"Energjia në Shqipëri më e shtrenjtë se në Evropë"

Megjithatë, Konfindustria i kërkon institucioneve shtetërore, që duhet të marrin në një kohë sa më të shpejtë të gjitha masat e mundshme ligjore për të ndihmuar CEZ shpërndarje sh.a në sigurimin e burimeve financiare për kryerjen e investimeve të domosdoshme në sistemin e shpërndarjes.
“Mbështetur në studimin e Konfindustrisë vetëm për 10 mujorin e parë të vitit 2010 dëmet e shkaktuara si pasojë e: - cilësisë së dobët të furnizimit/tension, frekuence, etj., -ndërprerjeve te rrymes dhe -dëmtimeve të makinerive, lëndëve të para, etj i është shkaktuar industrive vendore një dëm financiar prej më shumë se 23 milion euro”, theksoi Gjergj Buxhuku.
Konfindustria vlerëson, se rritja e çmimit të energjisë elektrike në kushtet e krizës globale dhe gjendjes së vështirë të ekonomisë evropiane dhe rajonale, është me pasoja të paparashikueshme të rënda për -prodhimin vendor, -ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe - afrimin e investimeve të huaja. “Mbështetur në vlerësimet e Konfindustrisë çmimi i energjisë elektrike edhe në kushtet e sotme është të paktën 15% më i shtrenjtë sesa mesatarja e vendeve të Evropës Juglindore përfshi edhe vende të zhvilluara të BE”, thuhet më tej.
2011-12-18 15:53