Gjendje shtetrrethimi në Bangkok

Udhëheqësit e protestave anti qeveritare në Tajlandë janë dorëzuar duke i dhënë fund përleshjeve gjashtë javore në qendër të Bangkokut.
Megjithatë disa vetë i kanë vënë zjarrin rreth 20 ndërtesave në qendër të qytetit duke përfshirë edhe bursën dhe një prej supermarketeve kryesore të Azisë juglindore.
Ndërkohë Bangkoku po përgatitet për gjendje shtetrrethimi.
Gjendja e shtetrrethimit i i jep fund një dite surealiste në kryeqytetin tajlandez.
Kampi i protestuesve në qendër të qytetit tashmë nuk ekziston më. Një zëdhënës i qeverisë u paraqit në tv duke bërë të ditur gjendje shtetrrethimi.
Ai tha se përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë tani po zhvilloheshin vetëm në disa xhepa të vegjël, por se gjatë natës forcat e sigurisë do të sigurojnë që të gjithë banorët në qytete përfshirë dhe të huajt do të jenë jashtë rrezikut.
Ky ishte një operacion relativisht i pastër, por ka shenja se protesta nuk mund të ketë përfunduar. Përkrahësit po mblidhen në zona të tjera të vendit dhe një grup që operon në kryeqytet e ka shpallur veten të pavarur nga lëvizja kryesore e protestës dhe tha se do të vazhdojë luftimet. /bbc/